12.5 C
Tiranë
E enjte, 30 Prill 2026

Mhill Marku

 

EDHE GOJES I DUHET VËNË ZINGJIR!
=============================== Kur s’di e se kupton ça flet
Apo flet më shumë se duhet
Më mirë mbylle gojen krejt
Ose vëri zingjir siç thuhet !
Kur flet e nuk të dëgjojnë
E kur hanë e ty s’të japin
Më mirë shko,kerko mëndjen
Dhe mos e ndalo vrapin !
Kur dikush rri e s’flet
Ose flet rrallë e s’ngutet
Është i mençur vertetë
E ka prej urtijet jo tutet !
Kot nuk thonë neper malësi
E ka thanë një fjalë filani
Ti mund të thuash dhe një mijë
Por fjalët tuaja i merr murrani!
Se burri mbahet per fjalet
Me një fjalë zë vënd si shkëmb
Se fjala e thënë e dhënë në kuvend
La me gjak më mirë zën vend !
Një herë thonë foli se aq diti
Apo është i mençur por e humbi
Fjala e mençur si diell ndriti
E keqja vret më shumë se plumbi!
Mirë është që edhe gojes
Si rrobave ti vëmë zingjir
Hap mbyll sipas “dijes”, nevojes
Se sa korr e korr e mos lidh!
Mëhill Marku
30.09.2020 16:40
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.