MË KA MARRË MALLI…

Më ka marrë malli, po të them, shpirt, e marrë,
Sëmurë e tretur nga trishtimi i largësisë..
Më ka marrë malli ëndërr e zhuritur, pa fjalë,
Më heq zvarrë prej shekujsh marrëzia e dashurisë.
Nuk e di kur kthehesh si zhgjendër, duarbosh,
Nuk e di vjeshtë a pranverë vallë do të jetë,
Ndjej një dhimbje që gjoksin ma shkallmon ,
Gjaku më djeg e vlon si llavë e nxehtë.
E shoh qiellin, tërbim i pa fund, që vjen gjer te ti
I shoh malet greminathyer që gjer aty kurizin zgjatin,
E shoh hënën që perëndon e trishtuar e them të vij,
Po më trembin retë qe grinden e qiellin zbrazin.
E shoh botën te verdhë, të trishtë, të vdekur,
Që fjalën ka prerë sikur kockë e mbetur në fyt ,
Asnjë përgjigje nuk më kthen kjo jetë e mekur,
Asnjë shpresë të të shoh nuk më ka mbetur.
Në s’vjen javën tjeter, por të them me shpirt,
Në s’vjen gjer të enjten kur dita gdhin e mirë,
Hënën do ta zbres ne tokë te zbehtë, të sëmurë, pa dritë,
Ta shuaj botën që e keqe bëhet përditë !