D H O M A
—————————

Katër akuarele të zbrazta muresh,
Kater cepa kënddrejta dyshimesh,
Një shtrat mëkatesh perëndish dhuruar,
Gjurma fymësh, ankthesh atje,
Çarçafë të zhubrosur, jastëkë të flakur,
Hapësira e rrafshët polare nuk mjaftonte,
Për të ngrohur globin e mendimeve tona.
I mbollëm të gjitha në çastet e dehjes,
I vaditëm me djersën e frymës,
Me një lot derdhur trishtueshëm
Në përroin e akullt të pamundësisë,
Me përvëlimin e buzëve të thara,
Me selitjen si në Kopshtet e Edenit,
Me habinë e zbulimit të kozmosit.
I mblodhëm kapicë dhe ikëm……
Dhe ashtu, të vetmuara çaste, aty i harruam,
Si një valixhe dëshirash të braktisura
Në platformën e stacionit të zbrazur tashmë
Pas nisjes së trenit me numër 11-11..