Fatmir Çitaku ka lindur në Bajçinë të komunës së Podujevës,në Republikën e Kosovës.

Jeton ,punon dhe krijon krijimtari në Prishtinë.Arsimin tetëvjeçar e kreu në Bajçinë, ndërsa arsimin e mesëm në Podujevë. Ka kryer studimet për ndërtimtarinë e ulët dhe përgatitjet profesionale të menaxhimit për punëmarrës.Qysh në hershmëri lindi tek ai dëshira për të shkruar poezi. Refleksionet e tij në lidhje me vitet e zymta që kaloi Kosova dhe bashkatdhetarët e tij,Fatmiri i ka derdhur në vargje dhe në shkrime monografike,ku pasqyrohet ndjeshëm krenaria kombëtare, sakrificat dhe përpjekjet e popullit liridashës kosovar për çlirim kombëtar.Në vitet ’90,për shkak të reprezaljeve të kohës,detyrohet të largohet nga vendlindja disa herë dhe të shkojë në mergim,po edhe aty,ai nuk reshti së shkruari poezi me tematika të ndryshme për jetën, vendlindjen, për bëmat e heronjve të rënë për lirinë e vendit.Poezitë e para i botoi në vitin 1974 në revistën për fëmijë “Rreze Llapi”,në revistën “Pioneri” dhe në gazetën”Çlirimi”. Mbi 80-të poezi dhe disa materiale të ruajtura përgjatë viteve në mërgatë,i botoi në gazetën “Rilindja” në Shtutgard të Gjermanisë. Fatmir Çitaku është autor i disa librave me poezi ,i librave monografikë kushtuar heronjve të luftës për liri: “NË KËRKIM TË LIRISË”,vëllim me poezi,“ECIM NËPËR KOHË” ,vëllim me poezi,monografinë “ÇITAKËT PËRGJATË KOHËRAVE TË HISTORISË”,” ZËRA GAZMORË “,poezi për fëmijë. Ka në proçes botimi përmbledhjen poetike “ULURIMAT E UJQËRVE”, librin “RRUGËTUESI I LIRISË” ,kushtuar heroit Bajrush Behrami Bali.