16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

MINA  CAUSHI

RIKUJTES..nga arkiva e krijimtaris poetike te poetes..MINA  CAUSHI

Shikoni.vizitoret e mia.
Erdhěn pér ..Pashkét.
Njęra mê e miré se tjetra.
Kjo e bardha ishte e urtě.
Kjo e kuqja ishte e egér.
Sikur ta dinte se çar po e priste.
Hajt’ Gézuar Pashkět..
“””””””””””””””””””””
MJALTI I VËRTETË..!
Gishtat futur në mjalt,
Truri të flet për çart,
Gishtat si lëpin dot se të vin er
Si lulet me aromë të rëndë.
Ku bleta gjithkund ka bredh.
Ky është mjaltë i vërtet,.!
MJERANI,.
Ta dish se femra.
nuk është të fshish loloçkat,
as ta urdhërosh si të duash.
Ajo nga qielli si yjet ka rën,
si e tillë të trajtohet në çdo vënd’,
Pse ndryshe o i mjerë të është dukur,
Pse s’do edhe ti, të jetosh bukur.!
“””””””””””””””””””
GJETHET ÇELĚN PĔRSĚRI.
Gjethet çelęn pěrsri
Si larvat shtohen nji nga nji.
Dielli ndriçon si gjithmon.
Rrezet verbojn si vetětim
Heshtja na u mboll ně shpirt.
Héna dritareve serenatat kérkon.
Heshtja dhe henen po e torturon.
Si né varret sundon edhe mbi dhe.
Shekulli mé i gjaté me heshtjen ka filluar.
Si eshka zemrat duke pérvêluar.
Po e pranojmę po heshtim .
Po kur té dalim, do qeshim.
Do themi”kětu vizitorě Ne jemi .
Prandaj ta duam njeri – tjetrin.
Paraté si pranon as qeni.
Mę tha nuk i dua mbaji pěr vete
Pěrse ore qen …
edhe ti ně měndje mĕ mbete.
Me heshtjen u bashkove
Pse lekět si pranove.?
Veç zoti na ndihmon.
Ně rrugěn e tij kush lexon.
“””””””””””””””””””””””””MINA CAUSHI
Albert Z. ZHOLI
(shkrimtar-publicist)
Romani “KAPEDAN PA SARAJE” i autores Mina Çaushi vjen pranë lexuesit kur autorja më parë është prezantuar në disa gjini letrare si poezi, tregime, novela, tregime për fëmijë, etj. Kjo nismë e autores vjen si rrjedhë e një akumulimi jetësor
të bollshëm dhe të seleksionuar, leximit të krijuesve më të mirë shqiptar dhe atyre botëror, për të përcjellë tek lexuesi një nga dramat më të mëdha të jetës shoqërore, tradhtinë bashkëshortore. Psikologu amerikan Xhon Gejli, më shumë
se 55 vjet më parë duke u marrë me problemet e tradhtisë së bashkëshortëve vëren dhe përcjell disa nga arsyet dhe kushtet social-ekonomike që e lindin dhe
e mbajnë “ndezur” këtë fenomen aspak të këndshëm dhe me pasoja. Nga studimi i tij Xhon Gejli ka dalë në përfundim se tradhtia e femrave dhe e meshkujve
bëhet me arsyetimin e nevojës erotike, materiale dhe nevoja psikologjike, ku sot dominon ajo materiale. Gejli arsyeton në këtë mënyrë: Femra nuk kërkon të ketë
dashuri me mashkullin që dallohet prej bashkëshortit të saj, ajo në tradhti kërkon “diçka” që nuk mundet të gjej në martesën e saj. Për të fituar atë “diç”, ajo pajtohet që të ketë dashuri me partnerin e ri. Në këtë mënyrë bashkëshorti kërkon femrën që nuk është e tij e që me të do të ketë dashuri. Për këtë arsye ai ndaj saj shpreh dashurin e “fshehur” duke i blerë dhurata të çmueshme apo duke ndihmuar materialisht. Ai në këtë mënyrë është në gjendje të sakrifikoj çdo gjë
deri sa të vij te qëllimi i caktuar: të ketë dashuri fizike me atë femër. Në anën tjetër bashkëshortja, gati asnjëherë në tradhti nuk kërkon vetëm marrëdhënie seksuale, por ajo tenton të ketë diçka të ‘ndryshme’. Por nëse vjen deri te marrëdhënia seksuale jashtëmartesore, atëherë ajo ndodh për arsye se atë “diç’ që e dëshiron ai, ajo mund të japi kur plotësohet kërkesa e saj. Në të shumtën
e rasteve marrëdhëniet seksuale për femrën paraqesin vetëm mjet për arritjen e qëllimit që në të vërtetë kërkon, pra anën materiale. Është me rëndësi të ceket
se paraqitja e dashurisë, gjegjësisht ndikimi i dashurisë në tradhti është fare pak prezent, e në shumtën e rasteve aspak nuk është e lajmëruar. Hulumtimet e seksologëve, psikiatërve dhe psikologëve tregojnë se ekzistojnë dy
lloje të tradhtisë. E para është tradhtia e dëshiruar, që bëhet me vet qëllimin e njërit prej bashkëshortëve dhe e dyta është tradhtia e pa dëshiruar që bëhet pa qëllimin e çifteve bashkëshortorë. Hulumtimet më të reja tregojnë
se afërisht 50 përqind e popullatës anë botë më së paku një herë kanë pasur marrëdhënie seksuale jashtë martesës. Tradhtia e paqëllimshme krahasohet me fatkeqësinë në komunikacion, kur fatkeqësia ndodh pa dëshirën
tonë, pra kur ndodh pa vullnetin dhe planifikimin e mëparshëm dhe kur nuk mund ose ‘duam’ të rezistojmë apo refuzojmë një ‘ofertë’ nga gjinia e kundërt. Ky lloj
i tradhtisë ndodh në ato situata kur çifti bashkëshortor gjendet i pa përgatitur dhe papritmas ndeshet me personin e kundërt. Kjo është njëra prej aspekteve të shumta që shumica e grave të martuara nuk i kushtojnë kujdesin
e duhur, jetës së tyre bashkëshortore dhe raporteve në jetën e tyre ndoshta të “dehura’ nga miklimi, provokimet e meshkujve, ngacmimet e shumta, përkëdheljet
mashkullore të pamerituara, etj.. Këto janë ato probleme, ato fenomene, ato situata që Mina përcjell në romanin e saj. Herë të vendosura në kohë dhe vende të ndryshme, herë të përcjella si të ndodhura sot, përshkrimet
dhe ngjarjet në roman vijnë të freskëta, të lidhura organikisht, të qarta artistikisht dhe plot dramacitet dhe befasi. Autorja guxon ta përcjellë ngjarjen plot vërtetësi
pa artifica, për të sjellë tek lexuesi frymën e vërtetë të ngjarjes duke ngacmuar emocion të vërtetë njerëzor. Në mënyrë lakonike autorja sjell nga afër fenomenin e
dhëndurëve që futeshin të jetonin në shtëpinë e nuses ose si quhen ndryshe “kollovarët”, marrëdhëniet që ata krijuan nëpër familjet ku u mirëpritën, nga ligji i
qeverisë moniste i asaj kohe. Por sot këto familje janë në hasmërira të mëdha, që nuk kanë zgjidhje, sepse fëmijët e ardhur nga marrëdhënie mes dhëndrit dhe vjehrrës, ose nuses me vjehrrin, apo dhëndrit me motrën e nuses, kunatën, nuses me dy vëllezër, etj, kanë sjellë në jetë fëmijë të jashtëligjshëm që kanë shkatërruar marrëdhëniet mes fisit të të dy palëve. Mina merr guximin dhe na i sjell ngjarjet për lexuesin në mënyrë organike, të gjalla,që të lënë pa frymë pasi ngjarjet janë mëse të vërteta e të jetuara, Mina në këto raste është spektatore ose vëzhguese, që ndjek me detaje dhe regjistron si një aparat fotografik çdo zhvillim jetësor, pasi do të mos i shpëtojë asgjë. Por ajo në këtë roman jep dhe një mesazh shumë human:Për të ecur në gjurmët e një tradite solide ndoshta është koha që të nxjerrim mësimet e duhura jo vetëm nga e kaluara totalitare por dhe nga e sotmja e paqartë, qytetarisht e turbulluar për të ruajtur paqësisht një familje solide që është bërthama më e shëndoshë e një shoqërie vizionare.
1
Mi piace
Commenta

Condividi

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.