Mirëmëngjes dielli i vendlindjes
Drini i zi po i thot malit
lot e mall po na sjell vala
për me i shkrue sot vatanit
më përcjelli vala e Drinit
në Reçin tim me u ndalë
ti shoh vendet ku u rrita
A thu pranvera ka dalë???
rreth e rrotull mrekullia
syri më shef vendin e Nënës
Oshëtima më ndjek pas
si një ” simfoni e këngës””
Kuvendojn malet kreshnike
Valët e Drinit shkruajnë me lot
kërkojnë Shqipet e vendlindjes
që m.kan ik e si gjej dot..
Lotët e Bijës i shkruajnë keto vargje
kthehuni Vëllezër në vendlindje
Reçi djep e thesar trimërie
“Bunar bese e bujarie””
KUR PO VJEN MOJ “VERË E BARDHË””??
Kur po vjen moj verë e bardhë
të shoh dritë e diell në sy
kush të pengoj udhën ta ndali
mos paft hajër “o isan a njeri””
a thu të ka idhnu pranvera
që s.na erdhi si hera tjera
e pse këmba ty tu “ndal””
a thu “flama” s.të len me ardhë??
ardhsh e bardhë moj ( verë shprese)
na sjell jetë e mirësi
se pranvera e mallkuar
mē ka mbyll në “arkë me dry””
“rri në shpi” ” mos dil pa leje””
u bë “Himn i kësaj pranvere”
dritë e diell me orar
dhe për frymë leje të marr ??
a do vjen sivjet moj verë??
a do çelë përsëri jeta??
a do shkojë në shkollë fëmija??
deri kur s.do dal nga shpia??
na u bë jeta (vajde)
dokument “leje dalje””
zanë frymë e zanë sytë
ngjaj tamam “si jë gorillë””
mbyll ” sy” “gojë ” ” veshë”
Izolim si “arusha në shpellë””
eja verë ardhsh e bardhë
na jep dritë e mirësi
mka marr malli të marr “abdesin””
të shkoj në Xhami me falë “namazin”
Në minare thirret ” ezani””
dhe ” Xhumanë” s.mundem me falë
dera e Xhamisë mbyllur
O ALLAH TË QOFSHIM FALË!!!
Miranda Troci Derti!!! 14/04/2020!!!!