Ti njeri linde i tillë se ashtu emrin të tillë e ke
por njeri s.mund të quhesh
ti erdhe si qënje në jetë
por me jetë don të luash
Ti–shkel mbi jetën e dikujt
që ti ia mohon të drejtat njerëzore
vetë jetëon lirshëm qejfli
dhe mohon mua lirinë mënyre ç.njerëzore
Ti–shkel Fjalën e Lirë
s.të lë as gojë as fjalë
vetëm ti flet e unê rri si e “vdekur gjallë””
shkronjat fjalet i dijme njësoj
po egoja jote un jam ” memece pa gojê””
Ti–shkel mbi ndjenjat
e pafajësisë dhe sinqeritetit
sillesh i pashpirt maskilist
un skllave e të padrejtit
Ti–shkel lotin e brishtë
mbi shpirtin tim rrjedh furishëm
e ti qesh me lotin tim
e fillon të tallesh sërish përditshëm
Ti –shkel dashurinë
që ndjenjên e vërtetë unë te fala
por ti nuk e njeh gjithësesi
shpirt helmuar e vendin e saj
zë tradhëtia dhe tallja
Ti–shkel respektin njerëzor
që unë njerëzishëm sillem me ty
shkêlqyeshëm dhuroj mirësi
ti abuzove mizorisht me të
e sjelljen time marrëzisht e more dobësi
Ti–shkel mbi një Femër
qē ajo të solli në jetë ty
por ti haram e paq jetën
mendon je i gjithë pushtetshëm fuqishëm
por Zoti ka gjithë Fuqinë e forcën të të mposhtë ty!!!
Miranda Troci Derti!!!! 20/04/2020!!!!