GËZUAR VITIN E RI

Gëzuar o njerëz të mirë
gëzuar për shumë vjet
ky vit qoftë i mbarë
qoftë me plot shëndet!
Gëzuar fëmijëve jetim
që pa prindër kanë mbetur
paçin bekimin e Zotit
dhe shumë fat në jetë
Gëzuar atyre që ishin n‘vetmi
që gotën me veten cokërruan
dhe natën në mërzi kaluan
gëzuar, vetmia qoftë e harruar!
Gëzuar të gjithë prindërve
që fëmijët në mërgim i kanë
gëzuar nga zemra
fëmijë mërgimtar jam!
GËZUAR!
“””””””””””””””””””
Ty lëngatë t’u shoftë fara
Mijëra jetë more përpara
Anembanë globin pushtove
Gjithë njerëzimin gjunjëzove
Mbylle shkolla e uzina
Askund miza s‘pipëtin
Ndave njerëz, ndave vende
Në çast jetën e përpin
Vetë trishtimi paske qenë
Sa familje që helmove
Prindër vdiqën të vetmuar
Ëndrrat të rinjve seç ua shove
Fëmijë, pleq edhe të rinj
Dhëmb për dhëmb me ty luftojnë
Bashkë me të shenjtët, Këmishbardhët
Do t’ia dalin të të nënshtrojnë
Si çdo e ligë dhe ti do ikësh
Fundi yt shpejt do jetë
Bota rishtas do të çlirohet
Paqe sërish mbi tokë do të këtë.
“””””””””””””””””””””””””
Përse kaq luftë?
Përse kaq ndasi?
Përse besimi tjetër luftohet?
Përse mendimi ndryshe s‘respektohet?
Të gjithë jemi njësoj
Në një Zot besojmë
Kristianë e myslimanë
Judë e bektashianë
Bibël e Kuran
Vlera brënda kanë
Mësime profetike
Këshilla jetike
Ndaj ka rëndësi
Të jesh njeri
Të duash, të ndihmosh, të mos lëndosh
Besimin ndryshe ta respektosh.
Mirela Duka Xoxi