“””””””””””””””””””””””
ÇU BË YLLI I SHQIPTARIT…?
Çudi bëjnë Amerikanët,
Është vërtet për tu çuditur,
Ku e kanë këta shqiptarët,
Yllin e moçëm të ndritur…?
U lodhën dhe s’e kanë parë ,
Se në çfar vëndi e kanë…
Hiqu bukën jepu bar ,
Ulin kokën , barin hanë…
Hari Fulci dikur provoi, 1
Nxënsit shqiptar në Tiranë ,
Gjithë reacionet ua cungoi ,
Si gur varri, asgjë s’thanë…
Sot që po i provon prap ,
Yllin…. s’po e gjen askunld ,
Mbajnë në krye çdo satrap…
As dërri s’duron pa fund…
Turmat bëjnë freski satrapit,
Të mbretëroi pa kufi ;
Të vazhdoi aksionin e draprit,
Gjër tek i fundit kalli ,
Mos humb yllin… Shqipëri…
Gjenero gjakun e ri…
.***
Këto vargje brof më zgjuan ,
Kur zu’ dita të agonte ,
Sa hap e mbyll sytë u shkruan ,
Sikur krijuesi diktonte…
1- Hari Fulci drejtori amerikan
i shkollës teknike në Tiranë
Në vitet e largët para 100 e ca vjetë.