20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Namik Selmani

Lefter Çipa
\Fol, or fol o mik i Bregut!
Fol e fol o zë bilbili
Lefter Çipa bir i Bregut.
Kur për këngën bie briri
Ti je bashi i direkut.
Fol e fol o bilbil malesh
Na zbut plagët që hap koha.
Sillna erë portokallesh.
Me dafinën thur kurora.
Fol, e fol e hiqna retë
Që mbulojnë qiellin e kaltër.
Ti dëbon të gjithë rrufetë.
Ti dëbon terrin e natës.
Sillna dritën e urtisë
Fjalëdielltë, fjalëstërralltë.
Sokëllimë e lirisë
Nëpër oda të na ndalë.
Gjithë malet të përulen,
Pikë e vesës në livadhe.
Kapetan që nuk njeh humbje
Korife i këngës labe.
Portë më portë po trokas
Marr një iso himariote.
Si zgalem e pulëbardhë.
Palcë e dheut, dallgë force.
Se ti mbete mit i gjallë
Pa shenjtorë e diva përralle.
Lefter Çipa, mal i lartë.
Borë e bardhë nbi kreshtë maje.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.