22.5 C
Tiranë
E shtunë, 14 Qershor 2025

Namik Selmani

O ky mall për Gjakovën

May be an image of qiell dhe tekst

Mërgimtarëve të Gjakovës nëpër botë

Hap më hap në udhë mërgimi

Ç’po më vjen Gjakova pranë.

Ma merr fjalën mallëngjimi

Kur hedh hapat në Çabrat.

Nëpër botë me frikë korone.

Në ekrane, në spitale.

Dashkam vallet prej Gjakove

Ta marr forcë në male.

Dashkam kafe mes Çarshie
Ku zgjoj vitet e rinisë.
Po më pret Urë e Terzinjve
Larë me ngjyrën e lavdisë.
Do vrapoj me biçikletë
Në çardakë do puth lulet
Gjer në qiell, lart te retë
Për Gjakovën gjuri ulet.
Gju më gju po më pret sofra
Furrë më furrë do pjek pitajka.
Kur të zbardhë malin dëbora
Do të ndez zjarrin në vatra.
Do të vë lulet në varre
Do ta ul kokën në heshtje.
O kurbet, lotët na thave
Për Gjakovën det me rreze.
Do vrapoj nëpër rrugica,
gjithë mjeshtrit do takoj.
Porsa zbardh në pragje drita.
E një këngë do të galdoj.
Do kujtoj martirë lirie
Që me gjak njomën sokakë.
O Gjakovë, me shtat palë hire.
Pë ty ndezim flakadanë.

O ky malli për Gjakovën

Më bën Bacë e më bën Loke.

Që në shtrat e uroj foshnjën

Mos të marrë rrugë bote.

Do marr valë Ereniku.

Do ta bëj fjongo për çikat.

Me një ego nga Pashtriku

Do të mund gjithë vetëtimat

3 shkurt 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.