15.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Natasha Limaj

MË NDEZI

Sot isha në Labëri, në një të madhe shtëpi
Çeloleskaj, përmbi portë, lulërimin lart e poshtë…
Ja, dy zonjëza tek porta …as e bija , as e motra
Por të lashtëzat kunata, kraharorin bër’ kanata…
Qeshi zemra, qeshi syri, nga gazi sa s’plasi guri
Urdhëroni – urdhëroni, me fllad “ Çike “ plot ballkoni…
Mikpritja e kësaj dere, shëmbëllim si lule vere
Që, sa zuri fill dynjaja, sot tek Lilua dhe Havaja…
Nuk doja të bilbiloja , por më ndezi Labëria
Perl’e bukur , virgjëri, mbytur dhe nga bujaria!…

N . L . ( F ) 18 . 06 . 2021

“””””””””””””””

mos-mos
mos -mos…ma trembni vetminë
me të ujit poezinë…
prej saj litar gërmëzimesh
grimcëz gaz, det hidhërimesh!..

n.l.f

“””””””””

fat
fat , o fat që linda grua
më shum’për ty, se për mua…
fat i madh, mal me shamatë
se, prej saj , rreshkemi bashkë!..

n.l.f

“”””””””

ZOG SHQIPONJE

Jooo, aq shumë, po nja tre shekuj, Kanina , që të të dojë..

Është mirë a është keq?!…Çdo optik’ vet ta vlerësojë….

Sqimatare , me ca naze, s’i pëlqen euforia,

Me shpirt, të të vë “ kurorë “, “ palimpsest “ kohët të tria…

Në të ” shkuar “ lexon rrënjët, sot për sot , të jesh “ stuhi ,

Horizontit , të së ardhmes, mal, po.. mal me pritshmëri….

Nuhatjen hiperaktive, “ hilet “ i dallon me erë,

Kur një “ bakëre “ e ndryshkur, statusin flori e mer…

Kështu , fisnikja Kaninë, ta shtrydhësh , bën lum me vlera,

“ Gishtin “ drejtuar “ larushit “ – Lër “ qoshenë “ !…Ulu tek “ dera “!…

“ Diadem “ kërkon me ngulmë , s’po ta prish, të them :- Gëzoje!…

Ta perfaqsosh, s’esht’e lehte!.. A, bëhesh dot zog shqiponje?!…

N . L . ( F )

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.