4.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Ndue Vatnikaj

Dr. Ndoc Qokaj, djaloshi nga Curraj Epër që me talentin e Tij si mundës e tranjer mundje krijoji një karrierë për t’u patur zili si elitar i sportit shqiptarë e nderkombëtar.
Më poshtë po japim një shkrim nga një specialist i kësaj fushe ndër më të mirët në Shqiperi, ja çfar shkruan Hilë Lushaku për kolegun dhe shokun e Tijë Ndoc Qokaj:
Ndoc Qokaj-Mjeshtër i Merituar i Sportit, nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, mjek i Forcave Speciale, sportist kampion.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë
Me shkurtime nga libri “Specialët-Elita e Policisë Shqiptare”
U lind më 1 prill 1963, në Curraj, Tropojë; më 1983-1989 kreu fakultetin e mjekësisë, në Tiranë, u diplomua në “Mjekësi e Përgjithshme”; shërbeu një vit në Llugaj, Tropojë, në detyrën “shef i shëndetësisë”, më 1991 filloi studimet pasuniversitare në “Anatomi patologjike e mjekësisë ligjore”, të cilën e përfundoi në vitin 1994; filloi punë, mjek në FS “RENEA” në vitin 1992, u përzgjodh ndërmjet disa kandidaturave se ishte mjek dhe kampion disa vite; ka merituar vlerësimet për cilësi në përmbushjen e detyrave për kontrollin periodik të treguesve fizik të policëve; skedoi grupin e gjakut të secilit sambist; matjet e treguesve shëndetësor në stërvitje, duke kontrolluar gjendjen e mundësitë psikiko-fizike të policëve; për dhënien e ndihmës së parë në rast fatkeqësish; bashkëpunues me kolegët e qendrës shëndetësore të M.P.B. për nevojat e sigurimit shëndetësor. Përveç se mjek ai është një kampion i madhe në mundjen e lirë, 13 herë kampion kombëtar, me një karrierë sportive nga viti 1980, në peshën 52 kg, përfaqësues i ekipit “Valbona” për të rinj, ndërsa në vitin 1983, është përfaqësues i ekipit “Partizani”, të cilin e përfaqësoi deri në vitin 1991; më pas ka luajtur për ekipin “Tirana”, duke konkurruar mbi 20 vjet, në disa pesha, madje deri në 84 kg. Ndoci shkëlqeu në sportin e mundjes “stil i lirë” si rrallë kush në historinë e këtij sporti në Shqipëri. Rezultatet e tij janë brilante: në mars 1982 konkurroi në peshën 60 kg për ekipet e të rinjve, u shpall fitues i “Kupës së Republikës”; në gusht të atij viti meritoi titullin e kampionit kombëtar për të rinj dhe “nënkampion” në kompeticionin individual për të rritur në peshën 57 kilogram; në vitin 1983 nuk mori pjesë në gara; rikthehet fitues i vendit të dytë në kupën e republikës në prill 1984; në vitin 1985 fitoi vendin e parë në kupën e republikës (maj, në Durrës), u shpall kampion kombëtar në peshën 68 kilogram dhe fitues në konkurrimin individual, në peshën 68 kg; në vitin 1986 fitoi në konkurrimin për kupën e vënë nga gazeta “Bashkimi”, në peshën 74 kg dhe fitoi vendin e parë në konkurrimin e zhvilluar në dhjetor, në Durrës, në peshën 68 kg; fitues i vendeve të para edhe në vitet në vijim, në 1988 e 1989, madje fitoi “Medalje e Artë” në Spartakiadën e 6-të kombëtare; në vitin 1990 është fitues i kupës së republikës dhe njëkohësisht kampion kombëtar, dhe i kompeticionit individual; në vitin 1991, fitoi vendin e parë në kupën e republikës, u rendit i pari në takimin kombëtar që u zhvillua në Durrës, dhe fitoi titullin e kampionit kombëtar në garat që u zhvilluan në Tiranë; në vitin 1992 kaloi me ekipin e “17 nëntorit” të Tiranës dhe u shpall përsëri kampion kombëtar, duke vijuar në vitin 1993, në peshën 62 kg; në vitin 1994 garoi në peshën 74 kilogram, vioji më pas kampion në peshën 68 kilogram, kampion edh në vitet 1995 e 1996 tashmë në peshën 74 kg; në vitin 1997, fitues i kupës së republikës dhe kampion kombëtar në peshën 76 kg, fitues në vitin 1998 e 1999 e deri në vitin 2002, kur mbyll karrierën. Ndoci ka qenë i suksesshëm edhe në veprimtaritë ndërkombëtare, konkretisht: 1991 u rendit në vendin e katërt në Lojërat Mesdhetare; në 12-13 qershor 1993 u nderua me medaljen argjendi, në turneun ndërkombëtar në Maqedoni; këtë vit ka fituar medalje argjendi edhe në turneun ndërkombëtar të zhvilluar në Vancouver, Kanada dhe atë të zhvilluar në Manchester, Britania e Madhe; është renditur në vendin e katërt në turneun e Selanikut; ka fituar medaljen e artë në turneun ndërkombëtar të zhvilluar më 1995, në Australi; ka zënë vendin e katërt në Lojërat Mesdhetare, të zhvilluar në Itali, më 1997 dhe fitoi medaljen e artë në kampionatin e vendeve të vogla, zhvilluar po në vitin 1997. Ai ka merita të shumta edhe si trajner pasionant me ekipet e të rinjve dhe me ekipin kombëtar .
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.