Shkruar nga Kastriot Malo
Nëpër mjegull.
————————-
Ne u puthem nëpër mjegull
dhe nga plepat borë ra,
kalonin ylberet në sytë e tu,
dhe fjalët, kam frikë dikush na pa.
Ashtu të mbeshtjellur pas trungut,
shkrinin minutat nëpër ëndërr,
as shiu i rrëmbyer prej erës,
s’e shuante zjarrin që mbanim në zemër.
S’ishte ndonjë ditë e shënuar,
as San Valentino nuk ish,
një llavë që ziente prej kohësh,
sekondat të numuruara i kish.
Një gji të futa librin e verdhë.
në mes të tij një trëndafil,
sa herë që ta shfletosh,
aroma ime aty zë fill.
Disa fjalë ti shkruajta në letër,
kur të fryjë erë e mallit lexoi ngadalë.
Ti mos loto! Por eja si lundra mbi valë.
Kastriot@Itali/16/3/2020/.