7.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Nezir Sefaj

ËNDËRR DITE

Karnevale dritash
mbështjellur me valë
lozin kaltërsinë e madhe të mallit
rruga e pulëbardhave
shfaqë ëndrrën e ditës
dhe rendjen e detit drejt tokës
natyrisht…

Ulqin-Shtoj

19. shtator. 2018

“”””””””””””””””””””

Përunje e shenjtë
Puhizë
lojë në pritje
gjethesh ahu
kurorë e argjendtë jete
ketri
për një zonjë soji
si diell i kuqrremtë motesh
me nota pikëllimi
brof në brishtësi degësh
zeje e pushtimit
një nxitim i pavëmendshëm kohe
ujëvarë stuhitë dhe
për dashurinë dikur
krejt dhembshurinë
përunjen e shenjtë
qiellore…

Prishtinë,

22 shtator 2021

“”””””””””””””””””

Qëndismë
Lehtë pa zhurmë
Dramë në heshtje
Luajtur dikur moti
Me dritë dashurie
Nëna çelë
Arkën e nusërisë
Në skenë është
Edhe një pasqyrë
Nuse e buzëqeshur
Natyrisht
Kujtimet qëndisë
Por papritur një ditë
Mrekullisht e bukur
Pas tyre u nis…
Prishtinë,

21 Shtator 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.