20.5 C
Tiranë
E mërkurë, 15 Prill 2026

Nga Gjirokastra.

Publikoje:Gjin Musa

Sot, më 15 korrik, qyteti i Gjirokastrës shënon 15 vjetorin e përfshirjes në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Në këtë kuadër Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj mori pjesë në aktivitetet e organizuara nga bashkia Gjirokastër për festimin e 15 vjetorit të hyrjes së qytetit të gurtë në regjistrin e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Në këto aktivitete morën pjesë kryetari i bashkisë Gjirokastër z.Flamur Golemi, kryetarja e Këshillit të qarkut znj. Lindita Rova dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën përshëndetëse Prefekti i qarkut uroi për 15 vjetorin e Gjirokastrës në UNESCO, një qytet që është i vlerësuar për historinë dhe traditën e tij si dhe theksoi se ka vizituar familjarisht Gjirokastrën 15 vite më parë, një muaj më vonë kur Gjirokastra ishte bërë qytet muze i mbrojtur nga UNESCO. Gjithashtu Z. Aliaj shprehu se sot mbas 15 vitesh ndihet i lumtur që po i shërben Gjirokastrës dhe qytetarëve të saj.

Aktivitetet kulturore u çelën ditën e djeshme me zhvillimin e konferencës shkencore “Gjirokastra si vlerë e trashëgimisë kulturore botërore” në shtëpinë e Zekatëve dhe do të vijojnë dhe ditët në vazhdim sipas programit 5 ditor ku përfshihen veprimtari kulturore si ekspozita me foto, panaire artizanati e kulinarie, koncerte, film dokumentar dhe mbrëmje polifonike.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.