Vij nga kontinenti që ka histori të bujshme dhe, njëkohësisht, sa triunfuese në kohëra, ndonëse, më shumë tragjike në situata në të cilat ka kaluar dhe kalon.
Vij nga kontinenti ku, në një pikë të tij, të Gadishulli Ilirik, e ka zanafillën civilizim i mirëfilltë, por i kontestuar nga të kontestuarit.
Të kontestuarit, sllavët, që vetes i krijuan komoditet gjatë prezantimeve rajonale dhe globale si “përfaqësues të këtij civilizimi”!?
Ky prezantim sa devijues kundrejt të vërtetës, po aq dinakëri e mbuluar me komplote, shantazhe, e që për epilog kishte dhe ka legjitimimin e krimit/gjenocidit të ushtruar mbi popullin autokton ilirian-shqiptar.
Kësaj të pavërtete, këtij komploti verbërisht i besoi dhe vazhdon t’i besojë Diplomacia Botërore. Kjo është arsyeja që ne, si përfaqësues të komunitetit shqiptar të migruar nëpër Europë, sot para jush shpalosim referencën tonë për çështjet në fjalë.
Pas një rrugëtimi të vështirë dhe denigrues për proceset në Europën Juglindore, këto denigrime i bënë më të theksuara prezenca ruse dhe sllavët a erdhur aty me imponimin e doktrinës komuniste, e cila doktrinë krijoi plojën e radhës. Me plasimin e konceptit të Demokracisë nga shtetet me vlera sociale, ekonomike dhe atë të rendit e drejtësisë, lindi përshtypja se edhe në Eropën Juglindore do të fillonte pranverë e vërtetë. Kjo nuk ndodhi, sepse elitat pëlitike, përfshirë edhe atë shqiptare, nuk treguan vullnet për bërjen e politikës ndryshe nga regjimet që e kishin mbajtur peng dhe e kishin shndërruar lirinë dhe të drejta njerëzore në robërim.
Kjo tatëpjetzë e ka një pikë ku gjërat humbasin arsyen logjike. E gjithë kjo pjesë e kontinetit, Europa Juglindore, denigrimin dhe devijimet e mëdha që i shoqërojnë popujt dhe shtetet, janë popujt sllavë ata dhe oligarkitë politike të tyre, përfshirë këtu edhe oligarkitë shqiptare, që demokracinë e shndërruan në kopromitim dhe në disavantazhë me vlerat e mirëfillta, sepse, sllavët e ardhur në këtë pjesë të Europës, merren me shantazhimin e proceseve dhe komplotimin e shqiptarëve duke ua marrë të drejtën e lirisë së veprimit, të drejtën e votës së lirë.
Andaj, më shumë se kur më parë, lypset gjetja e modelit dhe sendërtimit të një mekanizmi konkret dhe pragmatik për ta rikthyer dinjitetin në veprim dhe sendërtimin e vlerave demokratike në parim.
Nga Profesor Uka Meli, Gostivar (Iliride)