Eja e dashura, té.pres sonte,
kur fillojne, te dalin yjet,
si magji ,eshté fjala jote,
qé çelé lule ,dashuriet.
Mé kujtohet pritja ime,
qé kish ndezur trupin tuaj,
né një cep të zemrës time,
puthjen ténde ,ende ruaj.
Porsi diell ulej mbi prag,
e bashkë dolëm nëpër muzg,
fyma ndihej, rreth e qark,
si dallgét,kur deti shkund.
Mrekulli kjo nata sonte,
noton héna përmbi deté,
ky varg zditi të mbaronte,
si poemé kur derdhë né fleté.
Mbete dashuri e heshtur,
porsi diell ti jeton ende,
hëna lart duke buzëqeshur,
lëshon drité fytyrës ténde.
Vitet ikën ,nëpër mjegull,
mbas dritares derdhe lotë,
trupi yt i gjaté, si pjergull ,
aromë fruti hedhé né gotë.
Unë né heshtje po té shkruaj,
dhe pse vitet ,kané kaluar,
dhe mundohem që té shuaj,
mallin tim që s’ka té shuar.
Ky qytet i boshatisur,
në vetmi ditët kalojë,
verës ndjehem i braktisur,
neper rrugë ty te kérkoj.
Atéheré.
Mé kujtohet njé naté kur erdhi papritur,
gjinjét i tundeshin né bluzë té zbërthyer,
drité e yjeve qerpikëve kish zbritur,
e syté mbi buzé ishin mbërthyer.
Lulet oborrit kërcenin valle,
hëna vraponte ,përmbi reté,
kéto dité pranvere ndér livadhe,
té prita ty ,si valé né deté.
Keté naté té bukur yjet shikonte,
ku frynte fllad e shushurimé,
atje mè tej njé lumé vershonte
té pres e dashur sonte té rrimé.
Sa heré mé dole para meje,
buzëqeshja jote mé la pa gjumé,
kjo kohé qé dhimbjet mi shton larg teje,
Është si një krua qé rrjellé pa fund.
Në mëngjes sa heré té zgjohem,
do t’i kërkojë veç syté e zi,
zemrës gjithnjé dhimbjet i shtohen,
sepse ka vite qé i mungon ti.
Njé naté do ikim népér erresiré,
kur vjeshta gjethet ti ketë larguar,
s’munda té them dot lamtumiré,
se ndjenjat ende i kemi zgjuar.
Tani qyteti ,eshté i vetmuar,
se në té dy nuk dalim sonte,
dhe rrugët mjegulla i ka mbuluar,
me grilé ish mbyllé dritarja jote.
Kur té kéthehem ndonjeheré.
Kur té kéthej dhe njeheré tjetër,
atje né park do vijé sërish,
do té jem ,tek stol i vjetër
do té pres ,gjersa té vish.
Dhe pse ti jeton ,larg meje,
ndoshta mua mé s’mè don,
pres përgjigje uné prej teje,
shpirti im ,pa ty z’duron.
Gjoksi do fillojé ,té rrahé,
ndoshta gjaku ,do té vlojé,
dora jote ,përmbi krahé,
gati zemrën ,ma ndaloi.
E dija ,se ajo ,mé donte,
dhe zemrën, ma kish rrémbyer,
fytyré e s’kuqur, e tradhétonte,
asnjeheré s’mè ka zhgënjyer.
Se s’té dua, mos mè thuaj,
as njeheré s’té kam braktisé,
i shoh yjet ,syve tuaj,
drité e hénes ti qéndisé.
Dhe né qofté se don një tjetër,
syté e tu mè kanè munguar,
jam mërzitur ,larg i tretur,
asnjëherë s’té kam harruar.
Kur té kéthehem perséri
e di se ti do lumturohesh
puthjen ténde e fshehè né gji,
ne puthjen time dashurohesh.