17.5 C
Tiranë
E martë, 15 Prill 2025

Nga:Rozeta Kreste

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke buzëqeshur, kapelë dhe Lisi Angel Oak

NEN LEKUREN TIME

Nen lekuren time
Ecen koha, mendimi,
Dielli,shiu,puthjet,zhgenjimi.
Nen lekuren time
Fshihet casti,koha,jeta,
Endra e nje nate,
Busull ka qene shpresa.
Nen lekuren time
Nje jete e nderthurur,
Rrahjet e nje zemre
I ndiej vetem une,
Roman i pa shkrur
Deshmi e viteve
Humbjet,fitoret,ditet,netet
Endrat e prera,
Dashurite e pa lindura,
Dashurite e vdekura,
Nje shpirt qe dhemb e tkuret
Prape syte i mban nga jeta!
Nen lekuren time
Zjejne deshirat,
Betejat,humbjet,fitoret,
Plaget e pa thara
Mare pabesisht nga miqte,
Ate qe s’ma bene armiqte.
Nen lekuren time
Prita stuhite
I mposhta,mbolla lule
Aty kane shtepine dashurite
Aty dielli do te ndrite…
:::::::::::::::::::

BOTEN NE KEMBE DO TA SHTRI

Dhe piken e fundit do t’a pi
Shkembinj te thermoj me duar,
Boten ne kembe do t’a shtri
Shpjegim do kerkoj per kohën e shkuar.
Per dashuritë e ndaluara,
Per kenget qe su shkruan,
Per femijet e humbur,
Per nenat qe lotuan.
Shejtanin ne shishe t’a fut
Prapesite ti mbyll pergjithmon
Shishen t’a fut shtatpaash ne dhe
E henen t’a zbres t’a bej medaljon.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.