10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Niko Poet Gjiriti

DASHURIA & FORCË SHPIRTI
Mund të jetë një imazh i 2 persona
I shtyrë nga formimi i shëndoshë mendor mbi realitetin e marrdhënieve familjare, në proçecin e komunikimit për mirëkuptim, për vite me radhë pyesja veten, në mungesën e komumikimit me vajzën se farë po bënte ai shpirt fëmije i marrë peng nga emri nënë, teze… Kur më pyesnin të tjerët, poet, si je, si e ke vajzën tënde, të cilën e kisha bindur që e kisha të vetmen në botë, përgjigjesha :- “mirë” me një buzëqeshje me pahir dhe si pa të keq ulja shikimin, mbi rërën e liqenit. Nuk e di por sinqerisht them, po të kisha mundësi të shëndrrohesha në rërë, do të isha me fat, se do të më puthe me këmbë ajo vajzë që mundohej të çante rrethimin e vogël të stafit negativ familjar, me në krye nënën e saj me gjithë familjen e tezes së vet Xebës. Edhe pse s’di t’i mashtrosh, mësohesh me kalimin e kohës, duke fshehur dhimbjen e plagëve të shpirtit, ku fshehurazi kam thërrmuar lotët e mallit. Mendoj se miqtë e mi ishin të qetë se gjithçka shkojte sahat, me vetëkurdisje, në rregull. Isha aty, i dëgjoja, flisja me miqtë, merrja pjesë në shoqëri kafenesh me humor të gëzuar dhe gjithçka ju dukej mëse normale. Përbrenda zjenin trazirat mall dhe merak bashkë, duke i ngritur si dallgët e liqenit mendimet në valle të çmendur, përtej oqeanit ku anija e gjumit ishte zemra e zgjeruar, pak si e mpirë nga frika e pabesisë të monstrave familjare. Më dukej vetja se ecja në një fushë të minuar nga familjarët të cilët i ndihmova pa interes shpërblimi dhe si monstra në manipulim ma shpërblyen duke më prishur familjen, me grua me moral të shkatëruar, si vetë ata. Granadën e pabesisë ata e servirnin si frut pas buke. U përpoqa të shmangia shpërthimin i cili kërkonte jetën time, duke më larguar nga ëndrra ime e jetës, për të cilën sakrifikova gjithçka në kurbet. Familja e Xebës e dinte, isha i sigurt tani, se minat në fushën e jetës dhe granata ishin vetë ata, njëri më mut se tjetri, brenda një familje të degjeneruar dyfish, sepse të dy prindërit ishin plehra shoqërore pa pikën e moralit dhe të etikës qytetare, duke u prezantuar si armiku më i keq, hemorragji që paralizon. Guxova të them të vërtetën lakuriq, nuk u përkula në asnjë cep të komunikimit real dhe virtual, su përpiqa të bëhem i padukshëm që të mos më pyesinin, por dola hapur në emër të dashurisë prindërore. Mendoj, se frika dhe pasiguria fuqizojë demonët të fitojnë betejën nëpërmjet pabesive dhe manipulimit. Për mua si baba, lufta nuk kishte për të mbaruar deri sa të largohej nga stafi negativ ime bijë. Besoj se e dini këtë, sepse e keni lexuar apo jo? Mendoni për atë që keni kuptuar, idenë e jetës time, se të jetosh do të thotë të dashurosh duke u kuptuar. E bukura, e shëmtuara dhe e vështira në dramën familjare kërkon predispozicion të sinqertë, për tu fituar në qëllim. Asnjëherë nuk mendova se nuk do t’i duroja intrigat shpifjet dhe veprimet monstruoze, deri me kërcënim jete, por ja që i durova. Vështirësitë që nuk do të kalonin kurrë, kaluan, sepse isha prezent me të vërtetat e hidhura. Të gjitha ato, që të shënuan, më formësuan, më sollën këtu ku jam tani, si poet-burrë dhe baba, në përqafimin dhe kujdesin e gruas të mirë dhe të vajzës së zgjuar. Isha plot e përplot me plagë që kishin emër dhe rëndësi, sepse u bënë libra, falë zbulimit të fuqisë që jo se se dija që kisha, por të dimensioneve që ajo kishte marrë humanizmit tim. Negativët e familjes më mësuan të luftoj ndreshëm, kundra pandershmërisë dhe pabesisë së tyre. Këtu e kishte ngritja e aksiomës time të jetës v lerën, se plehrat familjare edhe të sojit, të mësojnë të guxosh, të luftosh, të ngrihesh kur të rrëzojnë dhe të mos dorëzohesh kurrë për dashurinë vajzë, të cilën nuk ka forcë në botë që i del përpara. Zbulova me kalimin e viteve, duke qënë ata edhe unë vetvetja më e mirë, ndaj më mësuan, më të rëndësishmen, të ëndërroj edhe me sy hapur për kthimin e vajzës në përqafimin tim. Sa e sa herë i thosha edhe në ëndrra për heshtjen, vajzës, ngrihu tani, trego, duke guxuar, jam me ty, me të drejtën morale si forcë të kurajos civile. Ti mundesh o vajza e babit, të shkundësh pluhurin e përkujdesjes falco nga të pacipët, duhet, vazhdo luftën për largimin e ligësisë morale. Në fund do të kemi sukses, sepse më ke pasur dhe do më kesh pranë. Thellë në shpirtin e saj mbante mënd, ju zgjua kujtesa e saj e cila më mbante të gjallë dhe të veçantë. I erdhën ndër mend fjalët e mia:- “Mos ki frikë, vajzë e vogël, ti nuk je vetëm, për ty sa jam gjallë jam këtu, por edhe po ndërrova jetë do më gjesh libër!”. Më ndjeu si dikur dhe u kthye, në përqafimin tim përgjithmon.
Gërmëtari
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.