7.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Niko Poet Gjiriti

 

MË THUAJ PA FRIKË

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, text that says 'OTOARTIST ARTIST'

Më simpatizon dhe të pikturuar më rrëmben

s’të hyn n’punë, gjuha simbolike e ëndrrave

universale, jo e rastësishme shpirtit më gjen

dëgjoj të zgjohet aq lehtë melodi e zemrave

je n’klimën q’bën sikur jeton gërmëtari, poeti
vetëm përshtypja, asht lidhur me hallet, ti jo
s’ka asgjë të gëzuar për mua, zhurmë qyteti
më thuaj pa frikë të dua , ti amo dhe sagapo

shenjtët për ty morrën fund, për ty un mbeta

gabova në jetë keq m’verboi shkëqimi femër

këngën e perëndive dëgjoje më gjete, t’gjeta

kur të puthemi, s’besoj të përmendësh emër

“””””””””””””””

DYSHIMI & MUNGESË KOMUNIKIMI

Dyshimet mbi sinqeritetin e partnerit vijnë kryesisht nga botkuptimi i atrofizuar, kur edhe pse mund të konsultohet me një rreth të ngushtë njerëzish që hiqen sikur ja duan të mirën, personi e tij, ato, dyshimet e vendosin në birucën e izolimit, drejt një vetmie plot me njerës por jo me të duhurin, duke e vështrësuar komunikimin deri në mos komunikim. Errësira tregon për mungesën e dritës, si fillesën e çmendurisë, depresionit e cila ndodh kur partneri ndërpret lidhet me atë që vërtet e vlerëson për atë që asht.

Gërmëtari

“”””””””””””

LEXUESIT E MI TË VYER, MIKET E MIA TË NDERUARA !

Më besoni se pa prezencën tuaj nuk do t’ja dilja mbanë, të përmirësoja veten, të kontriboja sado pak në artin poetik bashkëkohor dhe të lija gjurmë si autor në google. Në momentin që u ngrita në majë të gishtave ju më ngritët në qiell duke qenë midis jush njeriu i portës ngjitur në marratonën e jetës për të ecur të gjithë përpara plot ide të reja. Më lexoni, ejani në sheshin burrëror ku flitet me gjuhën apolitike të së vërtetës, sepse atje do të gjeni logjikën e ftohtë dhe ndjenjën e ngrohtë na prushi i vargut. Merri frymë në pëshpëritjet e të dashurit burrë, mik-poet, duke mos qenë gruaja e askujt në fisnikërinë tuaj, ashtu sikurese edhe unë, poeti i të gjithëve.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.