OPINIONIT PUBLIK MBARKOMBËTAR BRENDA E JASHT KUFIVE TË SHQIPËRISË E KOSOVES
PRESIDENTIT TË KOSOVES THAÇI!
PRESIDENTIT TË SHQIPËRISË META!
PARLAMENTIT TË SHQIPËRISË DHE ATI TË KOSOVËS!
ZOTIT GRAMOZ RUÇIT KRYETAR I PARLAMENTIT TË SHQIPËRISË!
KRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISË ZOTIT RAMA!
KRYEMINISTRIT TË REPOPLIKËS SË KOSOVES HOTI!
Pasi prokurori Special ngriti akuza për krime lufte komandantve të UÇK-së, përkatësisht presidentit të Pepublikës së Kosovës zotit Hashim Thaçit dhe kryetarit PDK zotit Kadri Veseli, kosova po përjeton edhe një moment teje të vështirë dhe aspak emancipues.
Është kërcenuar me jetë Kryetaria e parlamentit të kosovës zonja Vjosa Osmani. Pse? Nga kush?

Vjosa Osmanit me kushtetutë nëse Presidenti Thaçi jep dorheqje i takon posti i presidentit të Kosovës. A mos është kjo arsya që kërcënohet Teuta jonë e Kombit, politikania më simpatike kombëtare, brenda e jasht kufijve kombëtar.
Të kërcënosh kryetaren e Parlamentit të shtetit të kosovës, padyshim ke kërcënuar stabilitein të Kosovës e Shqipërisë.
Unë u bëj thirrje të gjitha instituconeve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë të kapet kërcënuesi dhe të vëhet përpara bankës të akuzës, të hetohet dhe të denohet si shantazhues i kryetarit të parlamentit të Kosoves!
Opinioni publik të reagojë me të gjitha mjetet demokratike që institucionet e të dy shteteve tona ti gërentojnë jeten kryeparlamentares Vjosa Osmani!
Ju luteme mbrojani jeten Kryetares së parlameniti të Kosove Vjosa Osmani! Mbroni familjen!
Krijoni kushte të punoj e qetë!