Libri “Memorandumi drejtuar Lidhjes së Kombeve.
Klerikët Shtjefën Kurti, Gjon Bisaku dhe Luigj Gashi-Dëshmitarë të popullit martir” është në proces botimi në shtëpinë botuese “Emal”.
Parathënie nga Prof. Dr. Ana Lalaj.
Denoncimi i platformës serbomadhe për zhdukjen e shqiptarëve. Memorandumi është akuza më e plotë, më e argumentuar dhe më domethënëse që iu bë Jugosllavisë Mbretërore, që nga viti 1912 e në vazhdim.
Me fakte të pakundërshtueshme, me argumentim juridik të shprehur si akuzë para një gjykate, tre klerikët atdhetarë i dëshmuan opinionit botëror dhe Lidhjes së Kombeve se rregjimi serb dhe pastaj ai jugosllav kishte ndjekur politikën e genocidit dhe spastrimit etnik ndaj shqiptarëve autoktonë në trojet e veta, në mes të Europës dhe para syve të Fuqive të Mëdha, – krijuese të Jugosllavisë së Versajës.