8.5 C
Tiranë
E martë, 5 Nëntor 2024

OFICERI QË KISHTE NJË ZIS ME LIBRA

Mëhill Marku
Ish oficer në Nendetse, Pashaliman

== OFICERI QË KISHTE NJË ZIS ME LIBRA .===
================================L'immagine può contenere: 1 persona, primo piano
E keni njohur ket oficer, ingjinier simpatik në Pashaliman? Simpatik në pamje e më simpatik në shpirt. Ky është ingjinier JETON BARUTI.
Ka qenë njëri nga njerzit më të apasionuar të librave që kam njohur unë dhe shokët e mijë që kemi pas fatin ta njohim e të punojmë me Jetonin në Brigaden e Nendetseve Pashaliman.
Jeton Baruti lindi më 14.11.1938 në fshatin e degjuar Grevë të Dibres. Një familje e fisme e me emer në gjithë krahinen. Babai i tij, Fuat Baruti, ish partizan i luftes Nac-Çlirimtare si një i ri komunist e inteligjent pas luftes u caktue e kreu me nder detyra të rendsishme në rrethin e Dibres si: shef bujqësie; shef arsimi, shef tregtie etj. I linden e i rriti tetë fëmijë, 4 djem e 4 vajza. Me 14.11.1938 lindi Jetoni. Në fshat mbaroi shkollen fillore dhe pastaj në moshen 13 vjeç zbriti nga malet e Dibres e mori udhet e dijes në Shkollen Ushtarake “Skenderbej”.
Pastaj e derguan në Shkollen e Ingjinierisë Navale në Sankt Petersburg ,Leningrad, të ish Bashkimit Sovjetik.
Per arësye të kohes Jetonin dhe disa të grupit tij në Sankt Petersburg, Leningrad i kthyen në Atëdhe. Jetonin e caktuan fillimisht nënoficer në Pashaliman. Më 1962 e titulluen oficer se filloi ingjinierinë në Tiranë. Nga Fakulteti erdhi në Nendetse si ing. mekanik dhe pas afro një viti e transferuan si Pedagog i detarëve motorist të Nendetseve dhe të anijeve të tjera në Shkollën e Specialiteteve , instruksionit, në Pashaliman ku pregatiti breza të tërë mekanik e motorrista të anijeve të Flotes Luftarako Detare, se veç të tjerave nga që ishte i shëndoshë nuk e zinte lugu të hynte e të dilte lirshem në Nendetse. Siç tregon vëllai i tij Lahim Baruti të cilin Jetoni e mori në Orikum në moshen 12 vjeçare dhe ishte jo vetem vëlla më i madh por dhe si prind i dytë per Lahimin , Jetoni ka qenë i fejuar që në moshen 8 vjeç dhe u martue më 1957. I linden dy fëmijë : vajza Diana dhe djali Genci. Ne si familje kemi shkue gjithëmonë mirë por Jetoni ishte i veçantë në familje. I dashur , i perkujdesur per të gjithë. Shpirt njeriu si i thonë per prindet e per vëllezrit e motrat . Veç mirë dinte të bënte ai vëlla.
Jetoni ka pas një veçanti nga të gjithë ne se ai ishte shumë , po shumë i apasionuar pas librave , pas letersisë sa të dukej se ingjinierinë sikur e kishte mbaruar si me zor se në shpirtin e tijë dallgëzonte Oqeani i letersisë!
Njihte e fliste perfekt gjuhen ruse dhe me dialekte. Gjysmen e librave i kishte rusisht. Aq i apasionuar ishte pas letersisë sa leksionet i merrte te ingjinieria e menjëherë shkonte e shkrihej në biseda me Profesorat e letersisë. E njihnin dhe e donin dhe respektonin të gjithë si në shkollë, në Rusi, në Nendetse, në Fakultet e kudo. Ai e njhte letersinë si askush tjeter. Sa herë bisedonim me Jetonin do e hapte se s’ben biseden nga letersia si ajo ruse të cilen e njihte si askush por dhe letersinë tonë, dhe i shkrihej shpirti : herë recitonte rusisht : Majakovskin, Eseninin, Pushkinin, Lermontovin , Gorkin, Nekrasovin e herë Ismailin, Dritëroin, Fatos Arapin, Agim Shehun, Mjeden, Stermillin, Migjenin dhe sdinte të ndalonte . Dhe ndjehej keq kur detyrohej ta nderpriste biseden per letersinë.I njhte thellë secilin prej tyre. Bile Dritëroin e kishte shok . Sa herë vinte Dritëroi në Vlorë e kerkonte Jetonin se ishin shokë. Per Fishten kishte adhurim por kur e pyetnim tundte koken dhe i shmangej duke recituar Eseninin, apo Majakovskin. S’linte liber pa blerë. Kur u transferue Jetoni, tregon i vëllai Lahimi , që dhe kur flet, flet me një dashuri e respekt , adhurim per vëllain Jetonin dhe i dhemb shpirti që u nda shpejt nga jeta , më 2003 , kur i dergova rrobat në Sukth i kam derguar plaçkat me dy makina , ZIZA të asaj kohe: njera me plaçkat e makina tjeter plot e perplot veç me libra. Një makinë me libra!!!!?
Librat e letersia ishin jeta e tij. Ai jetonte me librat e autoret e tyre, në çdo moment, sikur fliste me secilin, i njihte me rrënjë, herë recitonte gjithë pasion, me atë doren futur te rrypi i pantallonave per ta disiplinuar që të mos lëvizte dhe duart kur fliste a recitonte, dhe gjumë sikur flinte me libra. Dhe kur i thonte e shoqja se skemi ku ti vemë librat, boll ke blerë Jetoni i thonte se këto janë pasuria ime. Njihte mjaft mirë gjuhen ruse. Bile tregojnë se disa herë ka dhenë provime të gjuhes ruse në emer të disa kuadrove shumë të lartë të asaj kohe , që u kerkohej të dinin një gjuhe të huaj dhe në vend të tyre shkonte e jepte provim Jeton Baruti. Kur mbarova të mesmen ,thotë Lahimi, më 1977, ai rrinte e shkrihej në muhabet me Profesorat e unë dredhoja rrugen prej tyre.Ka qenë i dashur me të gjithë si me koleget ashtu dhe me detaret e qytetaret e Orikumit. Kishte shumë shoqëri me Petrit Myftiun, Jak Mandrenë,Aleko Pojanin , Skender Manjanin , Viktor Pashkon e shumë të tjerë ashtu si dhe me gjithë nenoficeret e detaret. Jetoni ishte lezeti i shoqërisë dhe muhabetit. Si ushtarak nuk ishte ashtu siç kishte pasionin per letersinë . Një babaxhan që nga pesha por dhe nga shtati mesatar çvendosej dalngadalë dhe sikur të kriste lufta se nuk e linte shëndeti. Rrallë e shikonim me kapele në kokë, me floket hedh ballit si vargje poezie , ishte si një zaparozhas i vertetë, i qejfit , i muhabetit , i humorit. Dhe luftarak kur e donte puna. Maj mend se në vitet 70 -të u organizue një stervitje me Nendetse e cila do të zbarkonte naten një grup diversionist të cilet kishin per detyrë të kapnin rojet. Drejtimi i zbarkimit ishte që nga postblloku e deri te Shkolla e instruksionit. U mendue se me që rojet atë natë do ta kryenin sherbimin roje jo me fishekë luftarak por me fishekë manovre , pa e ditur rojet , se ishte frika se mos kur të vinin ata të grupit diversionist , rojet mund ti qellonin e ti vrisnin, duhej gjëndur si oficer roje një njeri që ishte pak si liberal që të mos e kuptonte se çpo bëhej dhe se edhe po ta kuptonte sdo ta bënte problem. Do pranonte të bëhej sherbim dhe me fishek manovre. Komandanti i Brigades Dashamir Ohri që drejtonte stervitjen udhëzoj që në Shkollë të Instruksionit Oficer Roje të ishte Jeton Baruti.Por i kishin bërë llogaritë gabim. Dhe kështu u bë. Erdhi ora të rreshtohet efektivi i sherbimit marres. Oficeri i Rojes Jeton Baruti pa që karikatoret e fishekve ishin mbush me fishek manovre. U çudit…. Çfarë është kjo punë ? Kush e ka bërë ket !? Dhe filloj të nxehet , të kundershtoj e të bertasë… por shpejt mbyllen deren e truprojes që të mos e merrnin vesh rojet dhe njoftuan Komandant Dashamirin se Jetoni e ka kuptue hilen tonë dhe kundershton me forcë per ket veprim. Vjen shpejt Dashamiri.
” Hë mo Jeton çfarë ka ndodh?”
– Këtu ka tradhti shoku komandant. Kjo asht veprimtari armiqësore . Si të bëj roje detari pa fishekë luftarak!? Mirë këtu në Truproje po si bëhet roje te Depo e Silurave ( që ishte me të vertetë në një pozicion larg dhe i frikshem të rrije diten e jo më naten , atje buzë kënetes e me një pyllë të dendur). Jo shoku komandant! Unë nuk e marr sherbimin , kjo asht tradhëti dhe do njoftoj Ministrinë e Mbrijtjes. Mua më gjetet të ma beni kët hile?! Kjo asht pabesi !!!
E nderruan nga sherbimi por ju lut komandant Dashamiri që të mos e marrin vesh marinaret se na deshton stervitja. Nendetsja ishte në det.
Nuk e kishim parë kurr Jetonin aq të nxehur.
Shante rusisht:” tvoju mat”! Herë pas here.
Dhe i iku vonë zemrimi . E ngacmonim nganjëherë por nuk i kish ik inati. Desh ma punuan shokët thonte – dhe qeshnim e ja kalonim biseden te Esenini e Majakovski dhe shkrihej e harronte sikur skish ndodh asgjë.
Ca kohë Lahimi punonte në ekonominë ndihmëse të repartit. Ishte shumë puntorë e shumë i ndergjegjshem. Ismail Madani , komandanti i Prapavijes , e kishte pikë të dobët per punen që bënte. Në çdo rast e lavderonte Lahimin per punën me cilësi e ndergjegje.
I kishte shkuar emri per mirë Lahimit deri te komandant Dashamiri.
Një ditë Komandant Dashamiri i shkon per kontroll Jetonit . Nuk e gjeti mirë . Dhe i bertiti.
” Si ka mundësi që vëllai yt Lahimi , me pak shkollë është i dalluar e ti me një qerre shkollë ke këto dobsi!!!? ” Mbeti Jetoni. Kur shkoj në shtëpi e pyet Lahimin: ” Orti , ça të mire ke bërë që të lavdërojnë se mua më kritikuan sot…
” Po asgjë, veç kam punuar e janë duke u rrit mirë perimet . ” — dhe qeshte Jetoni.
“Të lumtë ty se mua më kritikoj komandant Dashamiri se nuk më gjeti mirë!” – qeshen vëlla më vëlla. Ne grupi im që shkuam në Nendetse ishim si të priveligjuar nga Jetoni, se vinte shpesh , na takonte e na kënaqte me njohuritë pafund të tijat per letersinë e veçanërisht letersinë ruse. Dhe ne e ngacmonim me pyetje e ai egzaltohej pa masë. Një natë tregon Lahimi , me rastin e Vitit Ri 1975 e kishte çue
radion te Moska. Çohem dhe e lëviz dhe e çoj te Tirana. Mos, më tha , pse e luajte se ishte një këngë e bukur. Dhe u çua e e vendosi te Moska. Gjithë viti i Ri , këngë ruse , por lehtë që mos të dëgjohej jashtë….
Jeton Baruti ishte një bibliotekë e gjallë , një bibliotekë nderkombtare , një bibliotekë lëvizse me shumë dije e kulturë per letersinë….me shumë e shumë libra që e pasuronte çdo ditë veçanrisht me letersi ruse , sa të dukej se Jetoni ushqehej e ishte shëndosh aq shumë jo me bukë e ushqime por me libra se librat ishin buka e ushqimi i tij i perditshem e i perjetshem!
Shoku dhe ish shefi i Jetonit , ingjinier Viktor Pashko ish kryeingjinier në Nendetse më tha: ” Jetoni lexonte shumë dhe ato çka lexonte e tramnsmetonte dhe te marinaret, bile shpesh në oret e pregatitjes speciale me grupin motorrist në vend të ndertimit e të funksionimit të motorit u bënte reçensen e librit që kishte lexuar.”
Mesuesi e fshatari i Jetonit, Esat Bunguri më shkruan: ” se sa herë takohesha e bisedoja me Jetonin biseda lodronte “stepave apo salloneve aristokrate” të letersisë tonë e veçanrisht asaj ruse, dita kthehej në një sallë të bukur të mbushur me korifejt e letersisë tonë dhe veçanrisht asaj ruse” !
Në vitin 1978 transferohet Jetoni në Fushë Krujë , këmbësori, në repartet e Xhenios; punimet fortifukuese, kohë e ngritjes bunkerave.Më 1979 e kalojnë Shef Ofiçine të forcave Fortifikuese ku drejtonte Alfred Mojsiu.
Me 1991 i vdes bashkëshortja . Më 2003 ndahet nga jeta dhe Jetoni dhe e kanë derguar ti pushoj shtati në varrezat e fshatit të tij të dashur , Në Grevë të Dibres, të prehet i qetë në prehrin e vëndlindjes, aty afer prindëve të tij që i deshi dhe e deshen aq shumë Jetonin e mirë, i mirë per prindet, i mirë per vëllezrit e motrat, i mirë në familje, shoqëri, i mirë me të gjithë.
Dhe atje tek prehesh i qetë Jeton Baruti do e kesh marr ndoj liber me vehte, ndoshta u lexon apo u reciton ashtu në heshtjen hyjnore ndonjë poezi të Majakovskit apo Eseninit!
Dhe i vdekur ti reciton poezi!
Të kujtojmë e s’të harrojmë Jeton Baruti!

Mëhill Marku
Ish oficer në Nendetse, Pashaliman
Shëngjin : 19.03.2020 12: 40

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.