4.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

PERIKLI SHULI

 

https://www.facebook.com/perikli.shuli/videos/10218215276118720

Kalo andej
Kalo andej ku dritat janë ndezur,
të përballosh ngarkesat e jetës
të ecësh me shpejtësinë e kohës
dhe mbrapa të mos ngelësh.
Kalo andej ku pulson gjak i pastër
dhe fryma nuk të mirrej nga smogu
sytë prekin horizontet e agimeve,
të shigjetuar nga koha e m”plakur.
Andej ku mençuria hap dyert e hekurta,
ku miopët dalin nga bataku
atje ku ngjyrat marrin kontrastin
ti do të jesh vetë zot i këtij pragu.
Kalo andej ku zërat polifonojnë,
dirigjentët orkestrojnë më të madhen simfoni,
atje ku nuk shterr fjala në gojë
atje ku abc- ja ka një fillim të ri…
Andej ku ke të shkruar historinë
ku shikon rrënjët e të parëve tanë
andej ku gjaku u derdh lumë mbi suferinë
Dhe me gërma ari u qëndis një Shkabë.
Rruga kalon andej biri im….
nga shkronjat e arta të Dhaskal Tod’hrit,
andej ku rilindasit projektuan ardhmërinë,
nga Shkolla biri im, dhe do të jesh vetë i zoti!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.