“”””””””””””””””””””””
“PJACA” e POEZISË SIME! *
Pardje shkrova një poezi me kujtime
Me kujtime rrohet pleqërisë
Por dua të tregoj çudinë time
Ç’më ndodhi prej poezisë.
E shkrova poezinë për ELBASANIN,
Ku jo vetëm u arsimova,por dhe u formova!
E dua,or miq,shumë ELBASANIN,
Ndaj poezinë tek”ARKIVI HISTORIK I ELBASANIT”,e shkrova.
Dhe ELBASANI ma shleu mundimin
Më bëri rreth 363 pëlqime!
E pranuan si “ELBASANAS” PËRPARIMIN!
Mbi ballë sikur më vunë një”degëdafine”
E mora poezinë dhe e solla në faqen time
Por lexuesët e mi më”lanë me provim në vjeshtë”
Sikur më thanë:-Na çave kokën me të tuat kujtime!!!
Dhe vetëm pesëmbëdhjetë pëlqime për të njëjtën vjershë.
Është pakëz për të qeshur,por dhe për të qarë.
E njëjta poezi vlerësuar tridhjetë herë më shumë
Domethënë:_Shkruaj kot,se askush nuk ta varë!
Dhe unë shtroj pyetjen:-Jam a nuk jam unë?!!!
* Është fjala për poezinë:-A nuk jam pak nga ELBASANI?
Tiranë,2 gusht 2022