Sot date 11/09/2020 perkujtojme ndarjen nga jeta te supersonikeve mig 21 Komandant Regjimenti ne Rinas dhe Gjader pilot i klasit te pare Qytetar Nderi I Gjirokastres Gezdar Veipi

Ka lindur me 07/07 /1937 ne Picar te Gjirokastres,ne nje familje me tradita atdhetare e luftarake Shkollen fillore e kreu ne fshatin e tij te lindjes dhe shkollen e mesme ne shkollen Skenderbej,Pa mbaruar te mesmen u zgjodh per tu bere pilot dhe u nis me 1953 ne BS ne shkollen e aviacionit Sovjetik ne Borisogleps se bashku me grupin e tij qe ishin Cobo Skenderi Bajazit Jaho Mahmut Hysa Halit Bulku dhe Selman Mece,Manush Kreshpa keta dy te fundit para perfundimit te programit per tu bere pilot GJ B ,u transferuan ne shkollen e helikoptereve ne qytetin e Pugacovit,ndersa Gizdari dhe grupi i tij ne Borisogleps ,ku fluturuan me JAK-9P dhe MIG-15 Mbas 4 vjtesh ne vitin 1957 mbas mbarimit te shkolles ku u dipllomuan pilot GJ-B dhe mori graden toger u kthye ne Atdhe dhe u emerua ne Regjimentin e Kucoves ku kom Regjimenti qe Babai i Aviacionit Shqiptar Legjendari i pavdekshem qe do te kujtohet ne shekuj Niko Hoxha Mbas dy vitesh fluturim ne Kucove ne vitin 1959 Gezdari dhe grupi i tij i zgjedhur u derguan perseri ne BS ,per tu kualifikuar ne avionat supersonik MIG-19 PM Mbas kualifikimit ne kete avion Gezdari u kthye ne atdhe dhe u transferua ne Regjimentin e Rinasit ne avionat MIG-19PM dhe ne vitin 1964 u be kom skuadrilje ne avionat gjate kesaj kohe kreu fluturimet per klase te pare duke fluturuar ne te gjitha kushtet e motit dlten dhe naten dhe mori klasin e pare bashke me grupin dhe mbas nje viti u emerua kom skuadrilje ne MIG-19S Ne vitin 1969 u nis bashke me nje grup pilotesh ne RPK per tu kualifikuar me avionat MIG-21 Sic ishin Anastas Ngjela Mahmut Hysa, Bilal Josa Serafin Shegani Koco Biku ,Bardhyl Lubonja Dhori Zhezha Ne viti 1974 u emerua kom Regjimenti ne Gjader dhe ne vitin 1980 me ndarjen nga jeta te ndjerit Mahmut Hysa u kthe perseri ne Rinas komandant Regjimenti i saj i cili vazhdoj ne kete detyre deri sa mbushi moshen 50 vjec dhe u caktua ne sektorin shkencor te Ministrise te Mbrojtjes ku dha eksperiencen e tij ne ne fushen e teorise e praktikes te stervitjes ajrore dhe ne vitin 1991 del ne pension E njoha per here te pare Gezdarin ne Aerodromin e Pish poros ku ai dhe Bardhyl Taci [ndjese paste] ishin caktuar nga komanda e aviacionit per te na leshuar vetem Gezdari dallohej dhe nga pamja e jashteme me uniforme te rregullt e te hekurosur ,simpatik ,energjik ,trup prej atleti Mbas mbarimit te Shkolles me 1963,pata fatin ta kem zevendes kom skuadrilje ,kom Skuadrilje dhe Komandant Regjimenti ne Rinas prej shume vitesh deri sa dola ne pension me 1990 Gezdari ka qene shume i shkathet,rigoroz,i perpikte kish nje teknike te larte pillotimi,njohes i mire i teknikes fluturuese Ai ishte i dashuruar me profesionin E gjeje Gezdarin te parin ne cdo stervitje qe beheshin ne Regjiment Me Gezdarin kemi fluturuar se bashku ne te gjitha detyrat e stervitjes ajrore ne cift ne kapje ne katershe dhe ne detyra taktiko fluturuese Ai ish shume i pergatitur dhe kerkues persa i perket fluturimit dhe disiplines ne ajer dhe kryerjen me sukses te saj Me te drejte ai u kurorezua Qytetar Nderi I Gjirokastres I paharruar qofte vepra ,kujtimi,kontributi dhe sakrificat e ketij kollosi te Aviacionit Shqiptar Per punendhe vepren e tij ka shkruar me me imtesi Niazi Nelaj Ngushllime te sinqerta familjes te afermene te tij dhe miqeve Te rrojme e ta kujtojme familja dhe ne shoket Ipaharruar qofte kujtimi I tij