30.5 C
Tiranë
E dielë, 13 Korrik 2025

Pirro Minella Millona

….”Arber, eja tek nena, kujdes mos rrezohesh…”!!!
…..Shikoja i malluar, si luanin gjyshja, nje bionde e bukur, qe me ate profil, dukej qe ishte bere teper e re gjyshe.Dhe ai “camarroku” i vogel qe i vinte rrotull gjyshes e perqafonte e puthte ne qafen e saj dhe ajo e rrembente ne krahe e rrotullonte dhe te dy humbisnin lart ne re dhe me vone ri uleshin ne toke. U ul gjyshja dhe e la “camarrokun” ne lojrat e tij feminore. Befas kkthehu koken dhe me pa mua qe po e ndiqja me tere perqendrimin tim. Qeshi, gjyshja, kkthehu koken nga nipi dhe i foli me ate zerin e ngrohte qe vetem gjyshja e ka: “Kujdes, Arber mos rrezohesh eja tek nena te te pastroj gjunjet”
Pas pak ulem ne stolin e gjyshes dhe me takt i them: -Sa qejf kam te behem edhe une gjysh, sa ndjesi e bukur duhet te jete. Ju ndoqa ju tere kete skene te maredhenjeve juaj Nip-Gjyshe dhe mbeta pa fryme.
-Do te behesh e do te kenaqesh me ta, kur ta provosh do te me kuptosh edhe me mire mua me keto skenaqe pate sot. I dua shume femijet, sidomos kur jane bebe te vockela, ohhh zot nuk kam fjale ta pershkruaj, si jam ndjere kur e kam marre nipin ne duar nje ore pas lindjes, edhe sot kur e kujtoj perjetoj te njejten magji te asaj dite…
Mjeken, qe kujdesej per te sapolindurit e kisha mikeshe, tani ka dale ne pension, erdhi dhe me mori ne korridor. Hyra dhe e pashe te veshur me kemishe, pantallona dhe xhakete si xhup, veshjen e kish zgjedhur vete vajza, nuk me besohej qe ishte nipi im, e mori mikja ime dhe ma vuri ne duar, ohhh zot si me rrihte zemra, me dukej si nje gje teper e cmuar, qe duhej ta mbaja me kujdes, ajo krijese aq e vogel e delikate, me lekuren e bute qe nuk guxoja ta prekja, se me dukej sikur do ta lendoja, floket e zinj e me shikonte me syte si thengjinje, e mbaja ne duar dhe ndjeja nje embelsi ne shpirt e nje dashuri per te si s’kam ndjere kurre ne jeten time. Me dukej sikur isha ne enderr, aq i bukur ishte ai moment, ishte vetem dashuri, eshte nga te paktat gjera qe vetem perjetohen e nuk ka fjale te tregohet. Kjo eshte dashuria me e madhe e jetes per cdo gjyshe
Vajza e madhe eshte jashte shtetit, femijet e saj, i kam pare vetem ne skype, por vetem qaja qe nuk mundja ti merrja ne krahe, kur erdhen me gocen pas nje viti nuk dija ku ti puthja, i mora ne krevatin tim dhe rrokeshim nuk nginjesha se puthuri, u merrja ate eren e embel qe vetem ata e kane..
…Gjyshja ishte zhytyr ne boten e bukur te niperve dhe mbesave dhe i kishte rene nje nur teper i bukur nuri i nipit dhe mbesave aq te dashura……..
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.