Pjetër Nikolla, P O E Z I, marrë nga libri
im, ”E vërteta e Mitologjisë Pellazgo-Ilire”,
II, (Poezi), bot.2016. f. 24
DEMETRA ( GEA, DHEA)
HYJNESHË E PJELLORISË
Gea quhej dheu nënë.
Erosi forcë e dashurisë.
Gea lindi djalë Uranë.
Ishte nënë e Gjithësisë.
Demetra, motër e Zeusit,
Dhé Matera nënë, pjellori,
Sjellte për gjithë adhuruesit
Kudo jetë e mbarësi.
Gea (Dhea) nëna hyjnesh
Jasonit ia çmonte vlerat.
Me Zeusin u ndesh,
Bënë luftë me rrufera.
Hyjneshë e pjellorisë,
E dheut, e tokës mbarë.
Perendeshë, Apoloniare,
E bukur dhe bujare.
Bijë e Dheas, Persefoni,
Bën lules t’i marrë erë.
Toka u hap, del Plutoni,
E rrëmben për nën dhe.
Zemrimi i Demetrës ndëshkon,
Shkrumbon çdo gjë mbi tokë.
Zeusi jetën mbron,
E kthen Persefonin.
Në shkëmbinjtë e Tragjasit,
Demetrën takoi.
Legjendë e Parnasit,
Kripën ju dhuroi.
Në Vagalatin e bukur
Demetra ka një shtatore.
Në Pojan të Apolonisë
Ndrinë statuja madhështore.*
Për këtë hyjneshë, ç’duhet më tepër,
Se ajo në pellazgji ishte më e vjetër
Grekët, helenë që erdhën më vonë
Kur ajo mbretronte në Dodonë.
oooo—oooo
* Homeri, shkruan:
“Flokëbukurës perendeshë Demetrës”.
Ciceroni, me prejardhje nga fis ilir shkruan te “Natura deorum”: “Demetra, do të
thotë Tok Mëmë”.
Pausania, dijetar Helen (shek. II) Demetrën e cilëson “të quajtur Pellazge”.
Fjalët me rrënjë arbërore të Demetrës, të përmendura që nga prehistoria me një mori trajtash gjuhësore të përafërta si: Demetër, Demetria, Demeteira, Damatra, Damatria, Damatër etj, janë argumenete shkencore e gjuhësore me rrëjë pellazge.
-Koka e shtatores gjigande e rrëmbyer në 1913nga shovinistë Grek
në Vagalat Sarandë Shek.II. pr.K..
