Ne Orosh Mirdite me 09.09.2018. Une per rrethanat e mija familjare jam rritur ne Lagje Orosh si nip i Tucajve, prane trojeve te Gjomarkajve. Aty ruaj kujtimet me te mira femijerore. Kjo nostalgji per kete vend te mrekullueshem dhe historik me terhoqi te bej nje vizite prej malli te femijerise. Pasi takova dajat Tucaj, u konsultova me punonjesin e gjendjes civile te Komunes Reps Mirdite, Gjin Tuci, kerkova te shoh varrezat e princeve Mirdite, ku me shoqeroj djali i dajes Pjeter Tuci. Fatmirsisht aty gjeta varrin ku pushonin eshtrat e princit te famshem te Mirdites Lleshi Zi. Aty prane ishin edhe varri i Bajraktarit te Oroshit Prenge Marka Prenga, bashke me te birin Ndrece Prenge Marku, i cili i priti fashistet Italian me pushke ne hyrje te Shkodres. Metej gjeta varrin e kapedaneve te tjere te deres se fameshme te Gjomarkajve, me thane se varret e tjera te prijesve Gjomarkaj, (disa prej tyre) ndodhen jashte atdheut. Ne keto momente ndjehesha i emocionuar, por krenare per keta burra te medhej e prijes te shquar te Mirdites. Lavdia e tyre eshte krenaria e gjithe ne mirditoreve.