Pa vlue kazani i ditës se sotme zermçe kolegu dhe miku Kadri Fikaj më tha në telefon :

-Po pate kohe hajde e merre monografinë Nikaj Mërturi të Kolë Proginit. E dija se ishte në proces, shkova e mora me dëshirë dhe dhimbje pasi do kisha dashur ta merrja nga dora e autorit. Nen përkujdesjen e letrare të gjekonolog Kadriut djali i vetëm i Profesorit erdhi në jetë, i mirë pritur i shëndetshëm, por edhe gjurmëlënës.
Jam në lexim e sipër dhe ende nuk mund të bej një analizë të plote siç e meriton ky botim i kopsitur shkencor dhe enciklopedik. Autori gjithmonë është tërhequr nga hiret joshëse të bukuroshes magjistare gjeografi se sa të lozonjares poligame histori. Kolë Progni në moshën me vitale vrapoj mes një Bedilendi( reliev shumë i përthyer gati i pa kalueshëm). deluvionet dhe reliktet e tij shumë vjeçare sot gjenden të mishëruara në ketë kanonike e cila në aspektin gjeografik, gjeologjik, gjemorfologjik, orografik, oronimik, hidrografik, klimaterik, demografik, florës faunës, resurseve dhe atraksioneve turistike flet veç. Monografia Nikaj Mërturi në ketë prizëm është jo vetëm kryefjala dhe kallëzuesi i studimeve te deri sotme, por edhe maja me e lartë mbi të cilën Kolë Progni nguli flamurin e tij. Kostumit fin gjeografik të Nikaj Merturit, prerë, qepur dhe ujdisur nga dora e mikut tim të vjetër nuk i mungon as gjë, dhe nuk ka çfarë t’i shtojë as ti heq askush tjetër. Kush do të mësojë rreth mozaikut alpin të Nikaj Merturit te libri i Kolë Prognit i ka të gjitha të thëna me autoritet shkencor maksimal. Akoma nuk kam hyrë në turrën e amforave historike që na ka servir autori por dita e mirë duket që në mëngjes. Është gjysma, tjetër e një medaljoni që kërkon një vlerësim tjetër. Kolë Progni vdiq i pa nënshtruar prej thundrave të pa mëshirshme të pleqërisë dhe prehet i qete në amshim. Ai la trashëgimtare: DJALIN MA TE MIRIN TE NIKAJ MERTURIT.