QERRJA IME..!
Qerrja ime më vig të thyer.
rrota druri shkapaderdhur.
Qerragjiu fytyrë ndyer.
krejt lypsave tu ja dredhur..!
Ecen qerrja mes batakut..
vjeshtë dimer-verë pranverë.
Qerragjiu i karadakut.
thumbon qete pa nderprerë.
Ikën stinët si gra vejusha.
gjethët s’bienë,se gjethë ska…
Qerragjiut ç’ju fry gusha..
qerrja mbeti më një ka..!
/Ppjetri@/
Lezhë/20/04/2020/
RITUAL I JETES….!
=
I gjori njeri..
Sapo vjen në jetë
qanë fatin e tij!
Se perendia kur e fal
e percjellê me gjithe
CV-I….!
Dikush rritet.
Dikush iken.
Dikush vritet.
Dikush proneton karrigen!
Një bëhet shkencetar.
Një bëhet gjykues per fatet tona.
Një bêhet qeveritar…
Një bêhet prift numeron kufoma!
Një bëhet mjek
që dhimbjen hjek.
Një bêhet bujk e leron aren.
Njê bëhet hajn e i vjedh faren.
Një bëhet punetor e një shofer.
Një bëhet servil e pak sufler.
Një bêhet me fame e fort i ditun.
Një i poshtur dhe i koritun..
Një i urtê e aspak qapraz.
Një bëhet killer e kamikaz!
Një behet djall,e një bëhet zanë.
Fatekeqesisht të gjithë e kanë një nanë.
Preng Pjetri
S’kam asnjë sekondë të veçantë..!
Udhët dredharake.
Ujqêrit thjeshtë perditê mrehin dhamt..
Po ja pinë gjakun krejt ksajë botë varfanjakë.
E ku dreqin titullin ta sajoj?
Asnjë buzeqeshje s’po shoh pêr be.
Ka mot pranvera ka hy,e bilbili asnje kangê s’kendoj!
S’dij kur do vdes,as dij diten kur kam le….!
Ppjetei@
Lezhë.
HALLEMADHJA SHQIPERI..
Tre dekada sa shpejt iken.
As tre shkallë nuk u ngritem.
Ç’patem ndertuar per gjysem shekulli.
I morë lumi si florinjët ish mbreti.
—
U rrenua Shqiperia..
si te ishtë dordolec bore.
E braktisi vendin rinia.
Politika u ba forë.
—
Hallëmadhja Shqiperi
sot veç vuanë e renkon.
Të ka hy gjarperi n’gji..
pak nga pak çdo ditë t’kafshon.
—
Dje kish ken zonjë e ranë.
Tanë globi t’pat zili.
Patë burra kapedanë.
Fort krenohesha unë me ty.
—
Zonjë e ranë dje ish kanë.
Zani nalt të pati dalë.
Gjithkush t’thirtë nanë.
Nanë trimeresh e faqe bardhë..
—
Tre dekada kan kaluar.
as tre shkallë dot s’u ngrite.
Ethe t’rana t’kan kapluar..
U dermove u sfilite…
—
Ngreu Enver..
Eja vajto nanën.
E kanë ç’vesh si gru t’ pa nder…
Ah qakaj ju bafsha gjamën…
Qysh na e bat jeten ferr…!
/Preng Pjetri Lezhê/
/15/02/2020/