9.5 C
Tiranë
E martë, 17 Shkurt 2026

PRENG PJETRI.

KARVANI “LEH”
qeneria ecen perpara….!
=
Ne epoken moniste.
Hiq tê mira s’pati.
Ai qe prapte fliste
e perpinte xhelati!
Sot ne pluralizem.
Ç’te na doje zemra flasim!
Me dhe pa izem..
Gati po pelcasim.
Deti asht ba kos!
Te gjithe me luge ne brez.
Populli jeton si”boss”
shtetaret bêjnê bisnes!
Buze adriatikut
lulzon Shqiperia!
Karvani le “te lehë”
Rrofte qenêria!!
***
JETE….
Erdhem më klithma
më lot gëzimi na priten.
Tamam siq na pritet kerthiza.
Njashtu per bese dhe ikim…..
Jeta një skenografi piktorese.
E mbushur me halle deng.
Te miret me vyrtitë, të tjerë dhe me vese.
Toka paska per të gjithê vend!!
***
JETA….!
Terkuz nyje nyje nga do
Prap se prap e çmuar
Pjesë pjesë njeriu e konsumo
Dhe vjen keputja e terkuzes pa e kuptuar!
Jeta dhe deti janë dy binjake
Me dallge te trazuara shpesh herë
Paçka se jeta është pak varfanjake.
Shpresojmë qe dielli tek ne te bjere!
Jeta është pronë e zotit
Ne e marrim me qera
S,është plaçke e priftit as peshkopit.
Njerëz si ne janë dhe ata!
***
Pa titull….!
**********
E pata ndermen një thënje.
Te nje plaku te motqem dikurë.
Po i vorfni njeri me një mendjë.
Si këmbë e thyer nën nje urë.
Belbëzoj me vet-vetën.
Fjalë që as unë s’u dij kuptimin.
E quditerisht mendimet me treten.
Si zjarri i shuar qe lenë veç hirin!
***
POETI….!
************
Gurre e ujit kristal eshte poeti.
Zemren si bunari dimer vere.
Packa se i etur mbetet gjithemone per veti .
Etjen njerezimit ja shuane ngahere..!
PRENG PJETRI.
LEZHE.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.