14.5 C
Tiranë
E shtunë, 8 Shkurt 2025

PRENG PJETRI

S’jame murrlosh.
As qerraman nuk jame.
Sa ti tutem vdekjes vertete.
Por nje grime frige e marak e kame…
Se mos ndofta vijne ne vercallen time.
Ata qe s’me deshten kurre ne kete jete…!
Ppjetri@
ELEGJI PËR TIMIN FAT…
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
As grushti Migjenit
aspak s’ja theu turinjët zengjinit..!
Prap magjet tona mbetën bosh.
Opingat e Lulit vockël ..
gojëhapur mbeten.
Gishtat e mij të zverdhur e të mpirë prej zemrinit.
Fatit tonë elegji po i thurim gjithë jetën!
“”””””””
Kursend s’ndryshoj i madhi Millosh!
Poema mjerimit po “hareliset”çdo ditë.
E ngushëllohet njerëzimi më ninullën “shyqyr jemi shëndosh!”
Barkgungat s’u dobësuan as një çikë!
“””””””””
Ngreu o i madhi Migjen….
hajdë vargjët tua të recitojmë!
Bota u ba më mizorë nga ç”e ke lënë.
Eja i madhi Migjen poemthit tënd vargjë pa mbarim ti shtojmë.
PRENG PJETRI
“”””””””””””””””””
AKTUALITET!
~
As nuk dalin
as nuk hynë
as falin
as nuk shqynë
as kurgja s’e kanë Shqiperinë.
Duanë drejtesi
e drejtesinë e thyjnê!
Kush me shpifje
e kush me rrena
pra na mbeti djalli brenda
————
EDHE PO!!
@
Ka rëne bursa e saktesise.
Sot kembehet me lesh viçi!
Ne koma êshtë nena e qilteresise.Sot kudo
sundonë hiqi!!!
—-
Heshtja!
@
byrazere e vdekjes êshte heshtja!
Binjake e pikellimit.
Me heshtje nuk gjen zgjidhje çeshtja.
Heshtja sinonim i idhnimit.
Heshtja asht maskë e pendimit.
Me heshtjen as kurgja s’fiton.
As,vete heshtja heshtjen s’e duron!
[Ppjetri]
Preng Pjetri
BASHKIMI BËN FUQINË..
BAN EDHE. KËRDINË!!
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Njëriu lind për të vdekur..
ky është ligjë i Perëndisë!
guri e druri për tu tretur,
sipas tekave të njerëzisë.
***
Askush s’u kthye nga ajo botë..
Një sekret t’na diftojë!
Kurani dhe Ungjilli ,
ndoshta të vertetën thotë!
***
Nësë. vertet ekziston ferri,
dhe parajsa aq e lakmuar.
Në ç’vend pushon mbreti?
A thua dhomë ka prenotuar?!
***
Unë ateist s’jamë..
Ç’të bëj durimi më është sosur.
Në.parajsë vënd nuk kamë…
Vijë nga bota e marrosur!
***
Eh kush e perkrah krathatin.
as n’ket jetë
as n’at botë..
Më çfarë ta paguaj Avokatin?
Ferri ferri ka vendë plotë!
***
Bashkimi bën fuqinë…
bashkimi ban kerdinë…!
ta mesojnë ata qe s’dinë.
Kush s’beson të vizitojnë Shqipnin!
****
Ppjetri@
Lezhë më/17/01/20
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.