17.4 C
Tiranë
E shtunë, 13 Qershor 2026

Publikoje Gjin Musa

Marre nga Gazeta Standard.al

Publicisti Zeka: Gjykata Speciale thërret Baton Haxhiun, pritet arrestimi.Publicisti Zeka: Gjykata Speciale thërret Baton Haxhiun, pritet arrestimi

Publicisti Milaim Zeka ka shkruar se Baton Haxhiu mund të ketë marrë ftesë nga gjykata Speciale. Sipas publicistit Haxhiu mund të arrestohet me akuzën e ndërhyrjes në Drejtësi për publikimin e dosjes me të dhënat për ish drejtuesit e UCK që po mbahen në Hagë.

“Pas publikimeve të dosjeve, ku cak ishte zyrtari i larte i LVV, Rexhep Selimi, aktualisht i burgosur ne Hage, Prokuroria Speciale prane Gjykates te Hages, i ka bere ftese Baton Haxhiut ne cilesine e te dyshuarit per pengim dhe nderhyrje ne drejtesi.

Sipas burimeve shume te sigurta, kjo prokurori ka ndjekur me shume shqetesim berjen publike te ketyre dosjeve, publikimin e emrave te deshmitareve potenciale, duke e konsideruar kete “si pengim te hetimeve, dhe nderhyrje ne drejtesi”, akuze per te cilen po ashtu edhe Nasim Haradinaj dhe Gucati aktualisht gjenden te burgosur ne Hage.

Sipas burimeve te kesaj prokurorie, Baton Haxhiu e ka bere “qellimshem dhe me vetedije te plote” nje veprim te tille, pasiqe ai ka nderhy edhe ne te kaluaren ne Tribunalin e Hages, ku me heret edhe eshte denuar per nje veper te tille.

Sipas gjasave, Haxhiu edhe mund te arrestohet bazuar ne kete akuze, edhe pse publikimet nuk jane bere ne territor te Kosoves por te Shqiperise ne tentative per ti ikur legjislacionit Kosovar. Ama, Gjykata Speciale ka mandat jo vetem mbi territorin fizik te Kosoves, por mbi çdo person, akt apo veper kudo qe ajo konsumohet ne lidhje me krimet e supozuara te luftes mbi te cilat ajo ka mandat.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.