8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Rafet Ismajli

Më 3 tetor 1990 Gjermania zyrtarisht u bashkua.

Bashkimit të Gjermanisë në mënyrë paqësore i kontribuan perestrojska ( ristrukturimi i socializmit)e Gorbaqovit e rrezimi i murit të Berlinit i cili nga viti 1961 ishte simbol i ndarjës gjermano-gjermane .
Pas 3 tetorit 1990 kishte rën perdja e hekurtë e cila e kishte ndarë Europën në dy sisteme antagoniste , ishte rrezuar komunizmi , kishte përfunduar lufta e ftohtë ,zhbërja e bllokut ushtarak të Varshavës dhe kishte marrë fund koha e botës bipolare.
Bashkimi i Gjermanisë ishte mundësuar falë kontributit të Gensher , Kohl, Gorbaqov e Bush senior sepse Miterand e Thecher kishin qenë të rezervuar .
Gjermania pas 3 tetorit u bë lokomotiva kryesore e BE, ekonomia më e madhe në Europë e prijêse e zgjerimit të BE drejt lindjës.
Bashkimi i Gjermanisë e solli një frymë të re në Europë e një identitet të ri e të pavarur nga SHBA e Rusia.

Prishtinë:

3 tetor 2021

“”””””””””””””””””””

Më rezolutën e KS të OKB-sê të 10 qërshorit 1999, më kornizën kushtetuese të 15 majit 2001 e nënshkruar nga Hans Hekerup , më pakon e Atisaarit 2008 e kushtetuten e Kosovës tê 15 qërshorit 2008 ruajtja e kufujve të Kosovës është e drejtë e rezervuar e KFOR-it.
Në Kosovë nga 10 qërshori 1999 bashkëjetojnë rezoluta 1244 më UNMIK-un në margjina e KFOR-in si kompetent për ruajtjën e sigurisë se jashtme dhe qeverinë e Kosovës pa kompetenca në sigurinë e jashtme dhe pa pushtet faktik në veri dhe kemi një paradoks të ashtuquajturin konfliktin e ngrirë në veri si dhuratë franceze nga qërshori i vitit 1999 kur ura mbi lumin Ibër u bë simbol i vijës ndarëse mes Shqiptarëve e Serrbëve lokal.
BE po i përdorë dy standarte për Kosovën, në një anë deklaron se Kosova ka të drejtë në integritet territorial e në anën tjetër kur Kosova reagon në mbrojtje të reciprocitetit , Kosovës i ‘a rikujton rezolutën 1244 e cila mjerisht nuk është shfuqizuar shkaku i vetos Ruse e Kineze.
Kosova duhet ngushtë të kordinohet më 3 aleat SHBA, Gjermaninë e Britaninë e madhe sepse BE si konglomerat shtetesh e interesave ka dyzime për Kosovën .
Kjo BE më qëndrime heterogjene e që si lehtësuese e dialogut haptazi ka qëndrim neutral rrethë statusit përfundimtar e në emër të rehabilitimit të Serrbisë po kërkon koncesione të mëdha nga Kosova e madje edhe liberalizimin e vizave po e përdorë në sensin e presionit për zgjidhjën përfundimtare .
Pas gjashtë muajve kur kalon kjo përiudhë e reciprocitetit për targa Kosova duhet të jetë e bashkuar pozitē-opozitë e të jetë vigjilente e të kordinohet ngushtë më tri shtetet aleate që i ceka më lartë sepse kësaj BE nuk i besohet se bisedimet maratonike nga viti 2011 po bartin shumë të panjohura e kurrë nuk ishin transparente.
Eshe kjo marrëveshje lën shumë për të dêshiruar por hera e parë që Serrbia u dêtyrua të pranoi mbulimin e targave të saja dhe pranimin e targave KS pas 21 vitëve sepse të jemi realist që 21 vite Serrbia na trajtonte si provincë të saj e jo si shtet duke mos i përfillur fare simbolet e shtësisë se Kosovës .

Prishtinë:

1 tetor 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.