“”””””””””””””””””””
Josep Borrell më reagimin e tij për aksionin e policisë në veri i cili ishte aksion operacional e jo etnik kundër bandave kriminale( rrethë 25% e evazionit fiskal në Kosovë na vjen nga veriu ) ishte jo vetëm paragjykues por edhe prejudikues por edhe shkeli mbi parimin themelor në diplomaci e që është paansia në raport më palët gjatë ndermjetësit në bisedime.
Zoti Borrel lereni hipokrizinë e gjuhën retorike se çdo shteti i lejohet përdorimi i forcës në ruajtje të sovranitetit e ju më çasjën tuaj selektive po i trimeroni bandat kriminale serrbe të dirigjuara e të financuara nga Serrbia hegjomoniste e mohuesit e shtetësisë se Kosovës.
Borell po e inkurajon konfliktin e ngrirë i cili më bekimin e rezolutës 1244 e të kesaj BE heterogjene po vazhdon prej 11 qershorit 1999.
Quhet i ngrirë sepse në vitin 1999 keshilli kordinues i partive politike Shqiptare LDK,PDK,AAK(Rugova,Thaçi , Haradinaj e Kushner ishin dakordësuar që në veri mos të këtë aksione të njëanëshme deri në zgjidhjën pêrfundimtare të kontestit Kosovë-Serrbi.
Të jemi realist politika Shqiptare në Kosovë ishte e papërgaditur e përçarë e më shumë e preokupuar në luftën për pushtet fiktiv sepse pushteti real ishte në duar të administratorëve të sekretarit tê përgjithshëm të OKB-sê sipas rezolutës 12 44 dhe kishte rënë lehtë në grackë nga planet e Rusisë e Francës dhe të shteteve që ishin historikidht mohuese kundrejt popullit Shqiptar përkitazi më veriun ( vendosja e paqëruajtësve francez pikërisht mbi lumin Ibër na kishte zënë fjetë të gjithëve) e një konflikt të ngrirë të cilit nuk do i dihej fundi dhe i cili do të përdorej si bumerang kundër Kosovës.
Mjerisht planet ogurzeza të Rusisë e Francës dolën të sakta dhe sot edhe 21 vite pas përfundimit të luftës gjendjën në veri pothuajse e kemi identike më atë të 10 qershorit 1999 hiq gjykatën në pjesên veriore ekskluzivisht më kryetar gjykate serrbë ,një degë të apelit enkas për serrbë më çka kemi pranuar që gjykata e apelit të mos jetë unike , stacionet policore më komandant serrbë dhe doganat në Jarinje e Barnjak më doganier të pêrzier.
Borell po tregon anime dhe po i mbron qendrimet e Spanjês refuzuese ndaj Kosovês e jo tê një konglomerati siç është BE.
Kosova duhet tê jetë e gatshme edhe për aksione tjera e mos tê bazohet fare të Borrell e Lajqak por të kordinohet ngushtë më SHBA, Gjermaninë, Britaninë e madhe , të cilat pavarësinë e Kosovës e konsiderojnë storie suksesi dhe projekt të përhershëm .
Pos Spanjes e veçmas Greqia e Qipro ënde ndikohen nga Megaliidea e Jani Koles kundër Shqiptarëve ,vendet sllave (përjadhto Rumaninë e cila ka popullësi vllëhe më shumicë) ,Polonia, Sllavakia,Çekia, Bullgaria e Rumania e të ndihmuara nga Franca si aleate tradicionale e Rusisë janë tê ndikuara nga idetë filoortodokse e pansllaviste e mbajnë qendrim mohues karrshi Kosovës.
Dje Dushan Janiqi analist serrbê e Drejtor i forumit për mardhënie ndëretnike në Serrbi e tha prerazi se Borrel e ata që e kritikojnë aksionin e qeverisë në veri nuk e kuptojnë realitetin dhe qellimet e Serrbisê që janë jo vetëm destabilizuese por kanë qëllime tê anëksimit tê veriut.
Duhet të kuptojmë mirë një gjë se gjeopolitika nuk ështê ajo e vitetve 1999/2000 dhe shumë vende qoftë nga jugonostalgjia,nga lidhjet tradicionale më Serrbinë e nga dëshira për rehabilitim të Serrbisë po kanë çasje ndryshe ndaj Kosovës e kjo vërehet të refuzimi i liberalizimit të vizave dhe të mos caktimi i kohës për integrim të Ballkanit perendimor në BE.