Dyzimët në Serrbi mes mitit serrbë e realitetit Shqiptar për Kosovën
Dobrica Çosiqi ish disident i Titos,akademik , shkrimtar, përkrahes i madh i Rankoviqit e ish kryetar i RF të Jugosllavisë i cili pas Garashaninit, Çubrilloviqit e Andriqit konsiderohet ideologu më i madhë i kombit serrbë mendonte se Shqiptarët janë barrë barbare e ballkanit e jo vetëm e Serrbisë dhe e konsideronte të pamundur jetën bashkë më Shqiptarët.
Por në moshën 93 vjeçare në një intervistë dhënë gazetës serrbe” Nedeljnik “e kishte pranuar faktin se çeshtjën e Kosovës e ka zgjidhur historia kundër ideve serrbe e se gjaneratat e reja serrbe nuk duhet të mashtrohen për Kosovën si tokë e shenjtë serrbe por të pranohet realiteti se Kosova êshtë e humbur përgjithmonë.
Çosiqi në fund e kishte pranuar realitetin se mitin serrbë për Kosovën e kishte varrosur historia por mjerisht pjesa më e madhe e politikës, historianêve e publicistika serrbe nuk po e pranon këtë fakt dhe në Serrbi po jetohet më dyzime mes fiksionit e realitetit.
Kjo dekleratë e kishte shokuar opinion në Serrbi dhe e kishte zbehur bukur shumë imazhin për Çosiqin i cili ishte konsideruar gjatë si “baba” i kombit serrbë.
Edhe kryetari i akademisë serrbe të shkencave e arteve Vlladimir Kostiq në ditën e krishtlindjeve ortodokse më 7 janar 2021 ka deklaruar se Kosova nuk është e jona , dekleratë e cila ka shkaktuar termet politik në Serrbi edhe për faktin se kjo dekleratë ishte dhënë nga institucioni më kredibil në Serrbi e i cili konsiderohet mburojë e serrbizmit e krijuese e memorandumit 1e 2 në vitet 1985 -1987 për Serrbinë e madhe e debimin e Shqootarëve përtej bjeshkëve të nemuna.
Sinodi i kishës serrbe e kishte shpallur Kostiqin ,Vuk Brankoviq për Kosovën sinonim i tradhëtarit nga beteja e Kosovës kur e kishte tradhêtuar Car Llazarin për Sulltan Muratin ,e kishte kërkuar shkarkimin e tij nga akademia serrbe.
Eksponentë të caktuar të KOS urrejtjën e akumuluar patologjike të akumuluar ndër shekuj kundrejt Shqiptarëve e veçmas mitropoliti Atanasije Jevtiq e kanë shfaqur më terma pezhorativ si muhamedanë të sjellur nga Anadolli, barbarë, të ardhur në Serrbi pas shekullit të XV , të pistë, mizor ,njerëz më rregullim fisnor,të egër, lehtë të konvërtueshem e besnik ndaj çdo pushtuesi.
Kisha ortodokse serrbe mban qendrimin të ngurtë për Kosovën falë mitit të rrëmë serrbë të krijuar mbi shtetin mesjetar serrbë të Car Dushanit e të betejës se humbur të Kosovës kundër perandorisë Osmane e ikonografisë se krishtër ortodokse mejetare e quan Kosovën djep të kulturës serrbe, Jerusalemin serrbë dhe nuk pranojnë se Kosova është e humbur për Serrbinë dhe e mendojnë një kthim të Kosovës nën Serrbi përmes ushtrisë serrbe më ndihmën e nënës Rusi e ndikimit të patriarkanës se Moskës e lidhjeve ekumenike më Vatikanin.
Kisha ortodokse serrbe mendon se falë patriarkanës se Moskës , Vatikani nuk e pranon pavarësinë e Kosovës pikërisht duke ju falenderuar lidhjeve ekumenike(afërsisë se krishterë).
Sa më parë që Serrbia të lirohet nga fiksionet e të pranon realitetin e ri në Kosovë pas 10 qërshorit 1999 do jetë më lehtë për vetë Serrbinë e ndërgjegjën e saj sepse do të lirohej nga një barrë e madhe kombëtare e historike.