Në trevjetorin e marteses!Ripostim!NË TRËNDAFIL TË ÇAMËRISË
-Vajzës sime,Dafines,
që sot, po nusërohet me Banin
Kopshti tim sot pak
I zbehet bukuria
Do të mbetet kujtim
Kur do iku nga gjithësia.
Sa herë bëja plane
T’ vëj në letër
Ty të kisha shtyllë time
Për shumë vepra e realizime.
E sot të shoh veshur
me fustan të nusërisë
S’mund të dalloj aq bukur
Nga Trëndafil i Çamërisë.
Lulja ime e parë
E lindur në janar
E lindur veç për vepra të mira
Më e bukura ime ,ah më e mira.
Të falem oj goca ime
Mbretëreshë
Për ty dhe të tjerë
Je shpirti im me vlerë
Si ty asnjë të tjerë.
Për mua Dafina
Je Lule në çdo stinë
Je rreze e ngrohtë Dielli
Je i praruar agimi
Gëzuar martesën Dafina me Banin,
e Lumtur ju beftë Jeta!
Yt Et, Ramë Smajlaj,
1.08.2019, Prizren Dardani