8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Rame Smajlaj

Melissa dhe harabeli!
Fabul
Rrugës për në çerdhe
Krahë e pupla ngrirë
Zbritur nga zabeli
Melisa e stepur ngeli
Harabel i shkreti
Nga acar i ngrirë
I mungonte streha
Per të ngrënë e pirë
Iu shkëput mamasë nga dora
Ta qerasim me bukën time
As nuk nxjerr më nota
Se ka mbetur jetime
Vraponte më pas Melisa
Me kujdes e futi në çantë librash
Në çedhe të ngrohtë
T’i qeras ushqimet…
Të gjithë fëmijët e klasës
Vërejtën këtë befasi
Që të duan shpezët
Që u mungon një çati
Ramë Smajlaj, Nëntor,2018
“””””””””””””””””””””””””””

SHPRESAT
Shpresa është emblemë e qenjes njerëzore
kur ti ëndrrat në pafundësi i tretë
vijnë befas shpresat krahëhapura
dhe të thyer ndjenjen e mbushin me jetë.
Kur shpirti i trazuar dhe i lodhur
në prag të katastrofës gjendet
vrimat e ngushtuara të zemrës hap portat
se një ditë pendat dhe digat do shkatërrohen.
E shpirtin liron ngadal,ngadal
ndriçim i jep jetës së trazuar
bekim shpirti përmes lartësisë së Zotit
dhe prangat e burgosura shkatërron.
Dhe kur fati është i shkatërruar
nga dhimbjet e plagës kulluar
syri nga dhimbjet nxjerr lotin që e mundon
veç dielli me rrezet e arta ,zemrën do shëron.
Dhe kur fati e zemra rrënkojnë
vjen shpresa ngadalë e ledhaton
shpresë moj ku je fshehur
shpresë moj ku je fshehur ,pse po vonon.
Dhe unë o zoti im po të lutëm
më bën dërmane ,o sa të dua
mos më vërdit andej e këndej
bekimin tënde ende humbur se kam.
Kehl,Gjermani. Rame Smajlaj
“””””””””””””””””””””””””””””””””””
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.