9.5 C
Tiranë
E martë, 14 Prill 2026

Rotacion jo, revolucion po.

Romeo Kara

Nuk ka shqiptarë me negativë, se ata te sojit të disfatisteve, të cilët non stop vetem i fryjne tezes, se ky vend nuk mund të behet.
Ata jane pikerisht vrasesit e shpreses, njesoj si pushtetaret e ligj, qe pushtetin e kane kthyer në nje arme per pasurimin e tyre dhe varferimin e popullit.
Kjo kategori llafazanesh, harxhon pareshtur energji vetem për të mbjelle psikozen fataliste te humbjes perfundimtare te shpreses, se Shqiperia mund dhe duhet të behet.
Ata denigrojne kedo, pa dhene asnjehere zgjidhje dhe alternativa, gje qe direkt dhe indirekt favorizon pikerisht politiken aktuale 30-vjecare.
Ky vend do behet patjeter dhe berja e tij eshte sfida e vertete e shqiptareve të ndershem.
Ne nuk mund të katandisemi ne nje popull fatalist, pa shprese, dinjitet dhe të paafte për të merituar veten dhe vendin e tone.
Zgjidhja eshte pikerisht brenda nesh, ajo eshte morale, ajo eshte perballja me të keqen duke u kapur fort pas moralit të se mires njerezore.
E liga e sotme, duket e perjetshme dhe e pathyeshme, pikerisht sepse ne nuk kemi vendosur te cohemi nga gjunjezimi i stergjatur dhe të perballemi duke mos iu bindur kesaj politike antishqiptare, duke mos u genjyer pas arrnimeve qesharake të ketij sistemi politik antihuman, por duke synuar ngritjen e nje sistemi te ri të drejte, për popullin dhe për vendin.
Shpresa dhe ndryshimi nuk jane molle e ndaluar per ne, ato jane produkt i nje mentaliteti të ri, brezi të ri politik, morali të ri dhe nje perballje të re.
Besim dhe shprese.

Rotacion jo, revolucion po.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.