14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

RUDI BERISHA

FJALË PAKË E’I HESHTUR, I VETMUAR NË RRUGËT E KOMBIT
VEPRAT I DHANË EMRIN NE NDERIM
-ZAHIR PAJAZITI-Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar, Këpucë dhe jashtë
-Qe nga lindja kishte sy shqiponje dhe zemër luani, ishte një çun dinamik dhe i shkathët, i etur dhe kureshtar për çdo gjë, por me shumë kishte etje qe të mësoj për armë.
-E pagëzuan më emrin Zahir, emri Zahir do të thotë: ndriçim, pishtar. Po kjo dritë po i mungonte tokës, atdheut tonë, atdheut tonë Dardanisë Antike (Kosovës), kjo dritë kishte filluar të ndriçoj në viset e Gollakut e Llapit, në viset e Kosovës, kjo dritë shumë shpejtë do behët zjarr dhe vatër e luftës, do të behët frikë për armiqtë, shpresë për popullin shqiptarë, kjo dritë do ti vendos themelet e ushtrisë shqiptare të Kosovës, kjo dritë do lëviz rrotën e historisë, do pastroj mbetjet e armiqve dhe bashkëpunëtoreve të armiqve.
-Zahiri lindi në muajin Nëntor, në muajin qe shënon dhe simbolizohet me shumë ngjarje historike, nuk ka se si të behët ndryshe dhe me jetën e fatin e Zahirit të lindur në Nëntor, dhe ky do i takoj dhe do jetë pjete e historisë shqiptare, do jetë emër i art në pllakë te shkruar në gurët e bardhë mermeri të mëmëdheut.
-Zahiri ishte vetëm, filloj të ec i vetëm, por gjatë rrugës takoj miq dhe shokë qe ishin luftëtarë dhe qe e deshën atdheun me shumë se shpirtin qe mbanin në trup, por Zahiri prapë ishte i heshtur, por donte të tregonte shpirtin luftarak në aksionet guerile kundër armiqve dhe zullumqareve serbo-çelnikë- fashist-sllavë.
Zahiri ishte një djalë i zgjuar, zgjuarsia e tij e mbushur me dashuri për atdheun, me dije për luftën, me fuqi për të mposhtur një makineri vrastare fashiste serbe, për dike kjo ishte vetëm një dëshirë, ëndërr, për dike në atë botë kjo ishte një mision i pa mundur. Por për Zahirin, për mendjen dhe shpirtin e tij, ky ishte një mision i arritur, ishte një fitore, sepse Zahiri nuk gjykonte, por vepronte, nuk hamendej, por ishte i bindur në fitore, Zahiri kishte arritur qe në atë botë te mësonte, kuptonte dhe të bindej vetën se fitorja, liria arrihet me luftë, arrihet duke u organizuar në ushtrinë guerile e çlirimtare të atdheut.
-Ne mund të quajmë rrugën e Zahir Pajazitit mision, mund të quajmë rrugëtim, mund të quajmë dhe çlirim, por rruga e Zahir Pajazitit ishte rruga qe nisën trimat kohë me parë, trimat qe ishin dhe për Zahirin frymëzim, ideal sikur Çeta e Llapit me Ali Ajetin e shumë dëshmor të tjerë qe i falën qiellit shpirtin, tokës trupin për çlirim, liri të atdheut.
-Zahir Pajaziti vërtetë ishte fjalë pak, por vepra dhe rruga e tij ishte dhe është e madhe, por burrat qe mbesin në vargje, këngë, në histori nuk flasin shumë, vepra e tyre e shkruar me gjak ajo fletë nëpër kohë, nëpër zemra dhe shpirt të popullit.
-Të lindësh nga një nënë Malësore shqiptare, të jesh i lidhur për atdheun, të behësh Hero e dëshmor i popullit, kombit është lartësimi me i madh qe mund të bej një njeri në tokën e tij, për tokën dhe vendin e tij, për atdheun e tij, këtë e bëri Zahir Pajaziti, ai e kryejti detyrën me shumë nder, me nderin me të lart në tokë dhe me gradën me të lart tek Zoti.
-Zahiri rrinte në mes shumë njerëzve, kishte takuar shumë njerëz, shumë njerëz as qe kanë ditur se çka bënë Zahiri, por një numër tepër i vogël kanë qen shokë të Zahir Pajazitit. Zahiri nuk ju besonte shumë njerëzve, ishte shumë vigjilent dhe i guximshëm, por ja qe dhe njerëzit e mirë, guximtar dhe vigjilent, atdhetar tradhtohen.
– Zahiri punonte për atdhe, tradhtarët punonin qe të ndaloni luftën dhe veprimtarin e tij, të ndalonin aksionet e tij, Zahiri kishte filluar të pastronte oborrin tij, dhe kjo filloi të dëmtonte armikun ton shekullor, armikun serbë. Zahiri nuk kishte kohë as të ruhej shumë, dëshira e madhe, shpirti luftarak qe të sulmojë milicin serbe, etja e tij për liri të atdheut e bëri qe të bie në kurthin e armikut, por shërbëtorët, ata nuk kishin mision tjetër, misioni i tyre ishte puna e tradhtisë e te qesin në prit Zahir Pajazitin.
-Disa të pa besë, disa të lidhur dhe njerëz të ligj, u bërën pjesë e armikut, u bërën urë-lidhëse në mashtrim dhe tradhti për të vrarë Zahir Pajazitin, por trimat nuk vriten, ata pas vdekjes ringjallën, ata pas vdekjes zgjohen dhe mbesin të ngritur në shtatore, trimat mbesin në vështrim të popullit, mbesin lapidar përherë të atdheut, trimat pas vdekjes behën dëshmor, dëshmorët nuk kanë vdekje ata kanë vetëm ditëlindje, kurrë vdekje…
-Njeriu lufton për drejtësi, për atë qe e donë, por në shumë raste nuk e merr atë qe ka dashur. Zahir Pajaziti luftoj për tokë e lirë, nuk e mori lirinë e kësaj toka, ai mori lirinë e përjetshme, mori lirinë e pakufishme. Zahiri Pajaziti nuk e pa lirinë, por ai jeton i lirë në gjithësinë, ai e pa lirinë tek Krijuesi qe i dha mundësi të jetë përgjithmonë i lirë në përjetësi.
-Zahir Pajaziti jeton pa dhimbje trupi, jeton pa halle shpirti, gjaku i tij i dhuroj paqe dhe lehtësim të shpirtit. Zahir Pajaziti doli para Zotit me rroba të bardha, të lagura ma gjak dëshmori, Zahiri fitoj lirinë e madhe, duke humbur lirinë për të jetuar ( jetën), ku ka vlerë me të madhe se sa jeta, jeta është thesari me i çmuar tek njeriu, këtë thesar Zahir Pajaziti i fali tokës, atdheut, na fali thua e gjithë neve qe sot jetojmë të lirë, dikush u privua nga jeta qe ne të shohim këtë dritë, këto rreze dielli të na ngrohin mbi trupin ton, këtë e bëri Zahir Pajaziti, këtë e beri për ne, për popullin shqiptarë, për trojet shqiptare.
-Ne nuk kemi drejtë të përbuzim atdheun, të humbim lirinë, sa vlerë të madhe ka jeta e njeriut, sa vlerë të madhe ka liria, për liri janë shuar shumë jetëra njerëzish, është derdhur shumë gjak, gjak të njerëzve me të guximshëm, njerëzve me ideale dhe inteligjencë njerëzore, ku ka mençuri dhe përgatitje me të madhe arsimore, edukative tek njeriu se sa të luftosh, të flijohesh dhe të biesh dëshmor për atdhe, kjo është grada me e madhe në tokë dhe tek Zoti.
Lamtumirë Zahiri im. Lamtumirë Heroi im !
@RUDI BERISHA
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.