2.5 C
Tiranë
E shtunë, 13 Dhjetor 2025

RUDI BERISHA

* FJALËT ME MUNGOJNË…
-Fjalët me mungojnë e nuk di si t’i gjej, kohën dua ta kthej në verë e ta pi në gotë. Sot dua qe e gjithë bota të jetë veç e imja, unë dua të jem vet bota, unë dua të jem i gjithë botës.
– Nesër dua të eci me haptë e mi në tokën e madhe, tokën e madhe, dua ta kthej në tokë të vogël qe dhimbjet ti zvogëloj dhe, të kem në tokë për njeriun zgjidhje, zgjidhjet le të jenë në dorën time, unë për të gjithë njerëzit dua të jem zgjidhja e tyre.
-Shumë herë i ka bërë pytje vetës:
* Pse shikoj sytë e bukur ?
* Pse i ndjej aromën lules ?
* Pse e shoh qiellin e kaltër ?
* Pse sytë e mi e kanë ngjyrë nga qielli i kaltër ?
-Shumë herë kam ardhur në përfundim pa zgjidhje e me ka munguar përgjigjeja, shumë herë jam ulur në gurin e bjeshkëve tona, por kam takuar rrugëtar dhe udhëtar që dritën e kanë parë me sy të vrarë, e unë doja, unë doja qe dritën të shikoja më sytë e mi, më copën e qiellit qe me fali Krijuesi, e unë doja që shpirtin të kem në dritën e hënës, doja që të guri i varrit t’i flisja nënës, ti thoja fjalën më të bukur që ka shpirti im e me lot në sytë t’i shprehja veti ngushëllime.
– Por bota është e tillë që shumë herë këmbë e duar na i lidhë me zinxhirë. Ne me puthjen e vashave i shkrijmë zinxhirt nga duart e këmbë tona, ne shkrihemi në shtratin e tyre duke harruar me mija-miliona dhimbje…
-Sot doja të isha ngjyrë e shkruar në fletën e bardhë, të kujtoja ty e dashur që largë rri me mall, doja që shtratin tuaj ta qëndisja më lule, të sjellja një kurorë, sa do të doja që me ty sot të rrija dhe sa ndjej mall me fol, eh sa do të doja, gjithçka do të doja vetëm ty të ishe e imja e unë të isha përjetësisht njeri i tokës…
© RUDI BERISHA
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.