18.5 C
Tiranë
E enjte, 22 Maj 2025

Saliha Kodra-Rama

QIELLI ME YJE

Yjet ne qiell vezullojne
vashat me henen vallezojne
i kendojne prore dashurise
dhe per hallet e nuserise !

Te dalledisura kendojne me nate
nen qiellin qe e mbajne ne sy
kendojne kenge dhe urate
per ate malle dhe dashuri
qe i djeg dhe kalle ne gji…

Kendojne vashat e dalledisura
me kurora ne koke pershkuar
me shamia te qendisura ,
vijne e shkojne duke vallezuar
bashke me yjet vezulluar…

Nje enderr nate keshtu kalon
ne mengjes me te gedhire
vasha e bukur si nuse zgjon
me shpirt te bute dhe te dlire…

E buzeqeshur e hap deren ,
ne gji ngjash ate zog pranvere !
Saliha Kodra-Rama

“”””””””””””””””””””””””””

Flakë e Fjalës

Të kërkova !
Tek ujëvarat e bjeshkës të kërkova
Me shpresë se do të takoja,
Por nuk të gjeta !
Me erën dhe detin bisedova,
Me kreshtat kuvendova
Me tokën dhe diellin,
Me yjet dhe qiellin,
Vetëm buzëqeshjen tënde gjeta !
Të kërkova buzë liqenit me valë
Për Ty duke qarë
Në sy mbaj lotët palë palë !
Sot sa i vrejtur është moti
Si shiu bien pika loti,
Pika loti në qepallë,
Po ti ku vajte vallë ,
Përse nuk le sivjet pranvera me dalë?!
Me atë flakë fjale që ke në gji,

Saliha Kodra-Rama

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.