KOHE E CUDITSHME Covid 19
Bashkeshortit tim Dr.Mustafa Ndreka
U bene kohe qe nuk te kam shkruar,
Ndjese!!!
Gabohesh,nuk te kam harruar
pak muzik ne sfond jam duke degjuar
muziken e kesaj bote te ngujuar,
ku perplasesh cdo dite me nervat,me vetveten!
Eshte veshtire te frymosh,
lere pastaj te marresh plage dhe ti kurosh!
Po une dhe ti jemi nga ato qe luftojme
u ngjajme ujrave pranverore qe vershojne!
Se ketu tek ne eshte pranvere
,nje pranvere e cuditshme si kurre me pare,
Se une e ti i dashurojme pranverat
se kemi lindur ne pranvere
A e mban mend?
trandafilat e pare per mua
i mblodhe ne pranvere,
ku gonxhet i kishin akoma plot vese,
me kristale mengjesi
dhe nga luginat e maleve
buronin ujra te bardhe!!!
Une te shoh me mantelbardhet e bardhe
me ngjani me paqen e brishte
pas nje beteje me fantazma te padukshme
me tampone e covid
here here si enigma,me ekuacione
te pazgjidhshme matematike
si paradokse egzistenciale
te fundshekullit, te 20 – te
enigma tentakulash covid 19!!!
Une te shoh me mantelbardhet
ka dy muaj qe flasim per ta,
e shohim ata si Perendi,
qe edhe deshtimet i kthejne ne sukses
qe edhe ne zgrip te jetes njerezore
nje cep i buzes prap ju buzeqesh,
ndoshta nje borxh
qe ua ktheni njerezve te thjeshte!
Eshte art te sherosh dhimbje dhe plage,
te sherosh nuk do te thote
te kesh vetem diploma,
duhet edhe zemra e arte.
Se c’paskam nevoje sot
te ndajme dhimbje,gezime
te qeshim se bashku
dhe ne kohe te veshtire
dhe lotin ta derdhim hijshem
eshte i shenjte loti
dhe per burrin me nje barre thinje!!!
Ringjallur qe nga lashtesia miti i ri
eshte rihapur kutia moderne e Pandores
me duar e arta veshur me dorashka
ju mblidhni thermija fatesh te copetuara
per ti bere shprese perseri,
dhe driten e yjeve qe na vjen nga qielli
per te mekuar dashuri!!!
Enigme…. se di per cfare flisnu ju andej,
ketu kane mberritur urragane e lumenj shprese, rrjedhin dhe vershojne jete
nuk egziston covid 19!!
Une te shoh mes mantelbardheve
ka dy muaj qe flitet vetem me ta dhe per ta!!
se dhe deshtimet jane njerezore
kur kane brenda copeza ndershmeri
sic mund te jete e turpshme
nje fitore mbrujtur me hipokrizi!
Pak muzike per muzen………..
ne kete bote te trazuar………..
Une mbi supe dilemen si guri i Sizifit
me endrra te vrara te ketij mengjesi
kujtoj, se ti i perket nje tjeter universi…!!!
Sanie Degjoni Ndrek@
Pranvere 2020