NE DITEN E LINDJES
U linda në nahi, fshatin Ramabuqë
Në një familje që u gëzuan shumë,
Por ky gëzim në familje u shua shpejt
Prindërit më vdiqën, i vogël mbeta unë.
Jeta e jetimit nuk është e lehtë
Por me menquri e urti ia kam dalë
Jam ballafaquar me shumë sfida ,
Dhe arrita ne këtë moshë me faqe të bardhë.
Jeta ime plot sakrifica ,si uji i lumit, herë këthjellët e turubull
Punën time çdokund me nder e djersë e kreva ,
Bashkë me zonjën tre djem i rrita e i shkollova
Këtë moshë tash që jam, i lumtur e ndjeva.
Me nipa e mbesa m’u mbush shtëpia
Si gjyshysh po i gëzoj sot ditët më të mira,
Ata me japin shumë gëzime e energji
Se bashku do ta festojmë me dhurata e embelsira !
Shaban Emini

Pa shikoni miqt e mi
Une dhe macja po pim kafe ,
Porsi shoke shume te mire
Shtruar ,qete po bejme ca llafe .
Ehh fare e kisha harruar
Qe e kisha ne shtepi
Por kjo shume e duruar
Me sheh plot me embelsi .
Sot te dy kafen e pime
Ky virus na beri bashke
Rrime brenda ne shtepi
Duhet kujdes ,mos me dal ja
E KUJTOJ SHUME MIRE.
Atehere isha vec nje femije
Kur vendin tone e kaploj zjarri
E pash dhe une tmerrin me sy
Tmerre qe shkaktoj barbari .
Kudo u dha kushtrimi pa droje
UQK-ja po luftonte me barbar
Benin c’mos per t’na mbrojtur
Prej armikut gjakatar
Aty afer u kerkua ndihme
U plagos nje ushtar i ri
Plumbi ne shpatulle i kishte len vrime
Vec frike nuk shikoje te ata sy .
Trimi ishte babi im plot me gjake
Me ngushelloj se shpejt do behet mire
Shoket per mua dot marin hake
E populli yne do jetoje i Lire …!