9.5 C
Tiranë
E martë, 14 Prill 2026

SHANCI I HUMBUR I OPOZITES DHE BETONIZIMI I RILINDASIT RAMA…!

PRENG PJETRI

SHANCI I HUMBUR I OPOZITES DHE BETONIZIMI I RILINDASIT RAMA…!
S’jamë aspak i dhenur pas basteve as lojrave të fatit, ndersa pranoj të vë bast publikisht për “ndeshjen”politike të 25 prillit 2021…!
Madje mund ta konsideroj bast humbur çdo indivit që mendon ose shpreson ndryshe.
Opozitajashtë parlamentare si dhe opozita “patericë” mbrenda parlamentit jo vetem që nuk i fitojnë zgjedhjet e 25 prillit 2021,por rrezikojnë shumë e shumë parti te vogla opozitare të mos e cikin aspak pragun e 2% dhe si rrjedhojë të mbetën jashtë pragut të portes parlamentare.
Arsyet janë të shumta objektive dhe subjektive.
Loja e stergjatur per reformen zgjedhore,mosmarrëveshtjet mes grupimeve politikë të emertuar si keshilli politik zgjedhorë,s’janë asgjë tjetër veçse një minë e telekomanduar në duart e mazhorances dhe saktesisht nën komanden supreme të Edi Rames.
Perbërja e keshillit politik është gatuar më pelqimin dhe bekimin e Zotit Edi Rama e pranuar verberisht nga opozita,por nën trysnin e faktorit nderkombetar,saktesisht e pagezuar nga trupa diplomatike e akredituar në vendin tonë.
Per sa kohë klasa politikë nuk merr vendime të bazuar në ligjet dhe kushtetutën e vendit,Shqiperia nuk mund të ecin kurrë më kembet e veta.
Ndersa demokracia mbetet gjithëmonë krijesa e brishtë e shtrirë në krevatin e lengates që pret më kot të sherohet nga dora e mjekeve të huaj dhe “medikamente”te rekomanduar pertej kufirit tonë gjeografik.
Një opozitë e ç’orjentuar e pa reformuar,e perçarë dhe pa asnjë ide konkrete si mundet të jet e besueshme për elektoratin e sajë aktual,e aq më e pa besueshme mbetet për qytetaret e thjeshtë jo partiak.
Një opozitë e pa shkundur nga pluhuri i kohes blozhda dhe elementet e vjetër s’ka asnjë shanc të marrin bekimin e qytetareve për ti besur timonin e qeverisjes per kater vite rradhazi.
Një opozitë që në vend të “luftes”në frontin politike zgjodhi bojkotin nuk gezon aspak besim,nuk të zgjon drejt optimizmit besinit dhe ënderres shpresedhenese.
Një opozitë që nuk ju nenshtrua aspak vetingut mbrenda kupoles sajë s’ka se ç’farë t’ju afrojë qytetareve madje nuk ka asnjë të drejtë morale të akuzoj ose pegojojë lideret e mazhorances aktuale.
Një opozitë që nuk finalizoj me fitore të kauzes asnjë protestë ne keto shtate vite nuk mund të konsiderohet e afte per të qeverisur,fundja lojtari qe s’kap normat në fushen e stervitjes nuk federohet kurrë në skuadren superiore…!
Ndaj e them më plotë bindje dhe shumë siguri se zgjedhjet e 25 prillit 2021 i ka të fituara PSSH ose rilindja dhe Edi Rama.
Sigurisht do jetë një fitore pa lavdi por gjithësesi fitore konsiderohet ne aspektin politik.
Edi Rama pas fitores se madndatit tretë do të ketë kohë të mjaftueshme për të çimentuar totalisht pushtetin e tij,pa patur frikë aspak as drejtesine qe po e gatuan pak nga pak e dalë nga dalë më brumin e magjes tij dhe të rilindjes…
Madje Edi Rama në të tretin mandat s’do ketë ma neperkembë as partin socialiste dhe socialistet e pa konvektuar në rilindas…
E thenur më shkoqur Partia Socialiste do mbetet ose ne fund te sofres se pushtetit,e ndoshta do shnderrohet si opozita e sotme “patericë”mbrenda në hollin e parlamentit.
Nga
PRENG PJETRI
LEZHË
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.