PËR TY NIPI YNË I DASHUR – ART KUQI
Dje ishe i vogël, e sot u bëre kogja i madh.

Sot gëzimi për Ty dhe për ne është dyfishuar.
E po… kështu e ka jeta. Kanë thënë se të mirat vijnë dalë nga dal. Edhe ne shijuam sot gëzimin e dyfishtë me TY nipi ynë – Art Kuqi, që ti sot mbush plotë 20 vite, për të cilat urojmë që të gëzosh edhe 100 të tjera, ashtu siq Ti e don jetën.
Gëzimi i dytë ishte, që pikërisht sot ti të marrësh patent shoferin, dhe të bëhesh drejtuesi i makinës më i miri, dhe uroj që të mbetesh shembull për qetësi dhe maturi ashtu siq je, po edhe ndaj makinës qetësi e maturi pa kufi.
E për këtë të dytën do ta dëgjosh gjyshen (që ti më thua Nanë), veq një porosi e kam :
Gjithëmonë kujtoje fjalën e gjyshes :
– Mos u ngut, sepse shpejtësia të mashtron, dhe hanë koka të njerëzve pa menduar fare.
– Sa ma ngadale që vozit, aq ma shpejtë arrijnë në cakun e duhur.
Po ti do më pyesje si është e mundur kjo ?
Është fare e mundur , sepse të udhëtosh me ngadalësi, nuk do të dalin telashet tjera, as me policinë, të të ndalojnë për shpejtësinë, apo të bësh ndonjë të keqe më të rëndë, ndonjë akcident etj, (qoftë larg).
Prandaj ruaje qetësinë shpirtërore, maturinë ashtu siq je, dhe kurrë nuk do bien ndesh me Ligjin.
Nana të puth fortë, duke të uruar gjithë të mirat nipi ynë me emrin Art, edhe jeta Jote qoft ART, me suksese në të gjitha rrugët e jetës.
Qofsh bekuar nga i Madhi Zot sot e për-mot.
FAMILJA KUQI – GËZUAR DITËLINDJEN E ARTIT TUAJ DHE NIPIT TONË – GËZOFSHI EDHE 100 DITËLINDJE PËR MË TË DASHURIT TUAJ – URIME.