Labirinthet e politikës.
(Ese)
Prej kohësh jam mahnitur me fiset e “egra” që kanë shpirtin e mirë dhe zemrën e butë.Ata rrinë bashkë duke pasur një harmoni të madhe, pasi ai që i drejton, është më i miri, dhe ky kryetar fisi gëzohet kur lumturon të tjerët.Të marrësh gëzimin nga lumturia e tjetrit, mjerisht nuk e kanë në gjak moderrnët djallëzuar që asgjë moderrne nuk shihet në shpirtin e tyre primitiv.
Nuk e kam pasë ndërmend të shkruaj mbi rendin e ri botëror por pas korona virusit të ekzagjeruar, që nuk mbyt askënd
përveç të sëmureve me patollogji të tjera, e pashë të arsyeshme të shkruaj librin tim me ese. Natyrisht që kohë pata mjatueshëm, pasi na mbyllën në shtëpi me urdhëra qeveritar, dhe me disa mjek specialista të korruptuar, të shitur
tek qeveritë e korruptuara,Te vjen çudi që specialistët më të mirë janë mbajtur në opozitë dhe të izoluar.Tragjikomedia
fillon kur “sëmundja” shpjegohet nga politikani dhe aprovohet nga populli i bindur dhe i terrorizuar nga televizionet dhe gazetat, e keqja fiton terren. U zgjata pak me këtë hyrje mbi kovid 19, pasi dikush edhe nuk mund të jetë dakord me mua, por jam i bindur se kjo është leva e së keqes që kërkon të shkulë shtete dhe kombe e t’i rreshtojë në rresht përpara njëshit të çmendur me emrin “Rendi i ri boteror”.Duke qenë se jam i specializuar në shkruarje epigramesh, librin me epigrame “
“Çmenduria e njëshit” e botova shpejt. Të shkruaj ese, koha më duhet edhe më e madhe. I kam mundesite te shkruaj, duke qenë se punojnë djemtë, dhe mua as në pension nuk më nxjerrin, pasi “pengon” mosha ime e sotme 63 vjeç… (Duhen edhe katër vjet që të marr pension, pra çdo e keqe ka të miren, dhe unë siç shihet, kam kohë mjaft të lexoj e të shkruaj gjithë ditën)
Duke qenë se jetoj në itali familjarisht prej 23 vitesh, kjo dihet që e kam më të lehtë të flas mbi politikën italiane. Po ta shoshitësh hollë hollë, nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga politika shqiptare. Korrupsion dhe shfrytëzim i popujve duke i skllavëruar në maksimum.
Rendi i ri botëror është një teori e përbashkët mijëvjeçare që shfaqet si në anën fetare po ashtu edhe në atë bashkëkohore. Ato mund të gjurmohen edhe me rënien e komunizmit sovjetik, rënien e murit të Berlinit, rënien e komunizmit të Lindjes, dhe fjalimin e Xhorxh Bushit – plakut, me 11 shtator 1990, kur ai përshkruan synimet e Shteteve të Bashkuara pas luftës së ftohtë me ish Bashkimin sovjetik – Rusinë Gorbaçoviane, ku së pari herë përdori emërtimin “rendi i ri botëror”, të cilët si teori komplotiste të rendit të ri botëror, e shkakton një shoqëri apo grup sekret i fuqishëm sionist ose e njohura “dora e fshehtë”.
Njëra nga gjërat të veçanta të cilën e ekspozuan në terren komplotistët ishte edhe Lufta e Parë Botërore, që u karakterizua si “Lufta e Naftës” ku u komplotua ricopëtimi i ish tokave “Perandorake Otomane” brenda tyre nga fuqitë e “Antantës” me bazene të pasura të naftës së Mesopotamisë si plaçka lufte .
Kurse Lufta e Dytë Botërore u karakterizua si Lufta mbi “Nazizmin dhe Fashizmin” duke i përplasur popujtë e Evropës me njëra tjetrën në një Luftë Nacional Clirimtare, por ajo në fakt ishte një luftë e kamufluar si e tillë sepse fshehte pas vete vazhdimsinë e Luftës së papërfunduar të Luftës së parë botërore sërish për t’i ripushtuar bazenetë e naftës së lindjes së mesme, e cila përfundoj në favor të Anglo-Amerikanëve!
Pjesëtarët e këtij grupi apo shoqërie e cila po punon të vendosë rendin e ri botëror janë shumë familje të njohura si Familja Rotshild, Familja Rokfeler, Morganët, Kisinxherët, Shrëderët dhe DuPontët, si edhe Monarkë Evropianë mendohet të jenë anëtarë të rëndësishëm të kësaj shoqërie “Bilderbergët”.
Ngjarje dhe ndodhi të rëndësishme në histori shihen si hapa nismëtarë në vendosjen e qeverisjes së re botërore, e cila vazhdonë sot në shekullin 21 me projektin “Rendi i Ri për Lindjen e Afërt”.
Lufta e Tretë Botërore e cila filloi pikërisht pas diskutimit të parë të Bushit plak pas 10 viteve, dmth, sërish më 11 shtator 2001 që u demonstrua me fushatën Irakiane që karakterizoi fushatën e Luftës për ridefinimin e kufijve ose ricopëtimin e shteteve ekzistues në shtete – kantone apo qytete – shtete të bazuar mbi sistemin paraprirëse të rendit të ri botëror e cila parasheh luftë për ndryshim global dhe rrënjësor të hartave shtetërore ekzistuese të botës sepse po i afrohet skadimi i afatit të saj qindvjeçar (1923) dhe ka nevojë për rirenditje të re botërore, por kësaj rirenditjeje të re i bëjnë ball Rusia dhe Turqia duke kërkuar vendosjen e një sistemi “Bipolarë” të baraspeshuar mbi stabilitet, por kjo gjë e cila shihet e vështir nuk do të përfundoj me aq lehtësi… !!!
Dihet se çdo ekzagjerim falimenton. Sot më shumë se kurrë popujt janë zgjuar nga gjumi. Për fatin e madh amerika ka
një president të pakorruptuar. Nga Donald Trump, kjo “forcë e fshehtë” po dridhet, dhe është hedhur në sulm.
Ata mjeranë të sëmurë mendor lodhen kot, kësaj radhe fiton njerëzimi.