Delja e dhija…!?
Delja u tregua pak e shkujdesur për një moment dhe dhija shfrytëzoi rastin dhe i tha:”Ta pashë”
–Po ç’pe, moj e mjerë, ku e kurë?
Dhe dhija vazhdonte të kërcente siç e ka zakonin e s’prante: ia pashë deles.
Tufa e dhive curaste veshët nga gëzimi, sepse paten fatin t’ia shohin deles.
Tufa e deles kish mbetë me kokë poshtë nga mërzia se pse ia lejuan vehtes t’i jepnin dhisë këtë mundësi për ta shfrytyzuar.
Tufat tjera të kafshëve bënin sehirë; disa gëzonin që dhia arriti t’ia shohë deles dhe disa të tjera s’ndjeheshin mirë se pse delja ia dha dhisë këtë mundësi..
E vjen momenti, ashtu qetë-qëtë, si e bekuar që është, delja i drejtohet dhisë:
–Vërtetë, moj e mjerë, për momentin ma pe, për fajin tim dhe kërceve nga gëzimi sa që gjithë tufat tjera i vure në vështirësi për të gjykuar ty, që ma pe apo mu që ta dhashë këtë mundësi.
Mos u lumturo, moj e mjerë , se ma pe njëherë, sepse unë dhe gjithë të tjerët ta shohim përherë.Veç mos harro se unë jam dele e bekuar e ti je dhi bishpërpjetë dhe si e ke emrin, je vetë.E për mos të thënë: edhe dhi, edhe e zgjebosur.
KOMBËTARJA e futbollit shqiptar, dje, humbi apo deshti të humbëte ?
Unë dhe gjithë populli shqiptar, si gjithë popujt e botës, kanë dëshiren e madhe që të korrin veç fitore.
Qofsha i gabuar, por më detyrojnë të bëhem skeptik: e humben ndeshjen, apo deshen ta humbnin? Ato e dijnë.Unë, si tifoz objektiv, nxjerri dy konkluzione:
1.Nëse e humben tregon se janë të paaftë, s’janë për atë punë e t’ikin në shtëpi.Por kjo llogjikë s’është bindëse përderisa shumica e tyre kanë bërë karrierë e kanë dhanë shembull të mirë në disa skuadra prestgjioze të botës.
Të krahasosh ndeshjen e djeshme me ate të para 4 ditëve vëren dy skuadra diametralisht të ndryshme,gjë që u pa haptas që nga minuta e parë deri te e fundit e ndeshjes.
2.Nëse deshen ta humbin, që na bën të jemi skeptik, t’i mbulojë turpi që nga maja e administratës deri tek futbollisti më i fundit.
E ky fenomen nuk është i pari në Shqipëri, që e verteton majmja e drejtuesve të administratës e besoj koha do e vërtetojë.Të shpresojmë.
“””””””””””””””””